Ekipi i REL-it e vizitoi Barnatoren Qendrore në fund të shtatorit, ku pa disa dhoma me barna me afat të skaduar, të vendosura shumë pranë barnave të përdorshme - me vetëm një perde në mes.
Mes viteve 2000 dhe 2022, Kosova humbi gati 16 mijë hektarë tokë pyje apo nga 2 deri në 3.5 hektarë në ditë, sipas një analize të bërë nga organizata Sustainability Leadership Kosova (SLK).
Në veri të Kosovës, jeton një komunitet që ndihet i harruar. Është komuniteti boshnjak që jeton në katër fshatra në komunën e Leposaviqit – Rëvatskë, Berberishtë, Kalin dhe Vërbë, pranë kufirit serb.
Me thirrjet “Për identitet dhe dinjitet”, “Të shtypur po, të nënshtruar jo”, “Stop pasivizimit selektiv” dhe “Duam libra shqip”, shqiptarët e Luginës së Preshevës po kërkojnë trajtim të barabartë në Serbi, dhe zotohen se do t’i vazhdojnë protestat.
Nuk dinë shumë se si do të duket e as çfarë do të përfitojnë, por e mirëpresin nismën për krijimin e një shteti për Urdhrin Bektashi në Tiranë. Ndjekës të kësaj lëvizjeje, si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë, thonë se është koha për një qendër të tillë fetare.
Bartja e shamisë, që ndryshe njihet edhe si hixhab, është bërë shkak që vajza me inicialet A.D. të mos ndjekë mësimet në vitin e fundit të gjimnazit “Bedri Pejani” në Pejë.
Një vit më parë në fshatin Banjskë të Zveçanit, një grup i armatosur i prirë nga ish-politikani Millan Radoiçiq, sulmoi Policinë e Kosovës. Nga ajo kohë deri më sot kanë ndodhur shumë zhvillime.
Përdoruesit e veturave elektrike në Kosovë pritet të mos paguajnë taksë të regjistrimit, meqë nuk e ndotin ambientin.
Një aktakuzë e Prokurorisë së Prizrenit e ngarkon një zyrtar komunal të Mamushës se jashtëligjshëm ka siguruar shtetësinë për 124 persona.
Qendra Klinike Universitare e Kosovës është e mbingarkuar me rreth 10.000 pacientë që lëngojnë në lista të pritjes për shërbime thelbësore mjekësore.
Radio Evropa e Lirë ka siguruar aktakuzën voluminoze ndaj 45 personave lidhur me sulmin e armatosur në veri të Kosovës. Në këtë dokument përfshihen edhe dëshmi të punëtorëve të hotelit në Banjskë, mysafirëve të hotelit dhe të afërmve të personave të akuzuar.
Dy kompanitë e kontraktuara për lobim në SHBA nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) e Kosovës kanë kontaktuar, në shumicën e rasteve, të njëjtët politikanë amerikanë për të diskutuar për çështjet e njëjta në po të njëjtat ditë.
Shfaq më shumë