Shumë prej lumenjve të Kosovës që dikur ishin vende freskimi në sezonin e verës, tani nuk përdoren për not. Urbanizimi dhe zhvillimi industrial pa menaxhim adekuat të mbetjeve dekadat e fundit ka bërë që lumenjtë të kthehen në zona të ndotura.
Flurimi Hajdarit i ishte vrarë pjesa më e madhe e familjes gjatë masakrës së 26 marsit të vitit 1999 në Krushë të Vogël të Prizrenit.
Mbi 80 për qind e grave në Kosovë nuk janë pjesë e tregut të punës, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK).
I sfiduar nga një fatkeqësi që i ndodhi në moshën 11-vjeçare, Grevist Bytyqi gjeti forcën që të bëhej një atlet i suksesshëm dhe tani po bën historinë, duke u bërë paraatleti i parë i Kosovës që merr pjesë në Lojërat Paralimpike, të cilat zhvillohen në Paris nga 28 gusht deri më 8 shtator.
Mes pemishteve dhe arave me misër apo grurë mund të shihen mbetje me vlerë të një bazilike, e cila u ndërtua nga perandori Justinian dhe gruaja e tij, perandoresha Teodora, në periudhën 535-545 të erës së re.
Vehbi Shala, një vreshtar 61-vjeçar nga Rahoveci, po e vazhdon traditën e familjes së tij për kultivimin e rrushit. Sikurse Shala, edhe vreshtari Habib Dina ankohet se puna në vreshtari nuk po shpaguhet, shkaku i çmimeve të ulëta.
Që rreth një muaj, 20-vjeçaret Blinera Tola dhe Alba Cikaqi janë duke jetuar në Virxhinia të Shteteve të Bashkuara dhe jeta e tyre është fokusuar te inteligjenca artificiale (IA).
Përveç komunitetit kroat, më 15 gusht në Letnicë erdhën edhe shumë besimtarë katolikë shqiptarë nga rrethina e Kosovës, por edhe të tjerë nga komunitete e besime të tjera.
Në Mitrovicë të Veriut do të hapen biznese të reja, që janë në pronësi të shqiptarëve nga Kosova.
“Legjislacioni në Kosovë i trajton [investitorët nga diaspora] në mënyrë të barabartë dhe të njëjtë sikur çdo investitor tjetër të huaj", thotë Lirim Krasniqi nga organizata Germin që merret me çështje të diasporës.
Produktet e falsifikuara në emër të markave të njohura janë shumë të përhapura në tregun e Kosovës, ndonëse mijëra prej tyre konfiskohen çdo vit. Sipas ekspertëve të fushës, falsifikimi është sofistikuar ndër vite së bashku me metodat e futjes së këtij malli brenda Kosovës.
Rajoni i Gorës në komunën e Dragashit është gati se i zbrazur gjatë vitit, por në verë, numri i banorëve shtohet me ardhjen e atyre që jetojnë jashtë vendit.
Shfaq më shumë