Kërcënimi i ekstremizmit të dhunshëm për Kosovën nuk lidhet më me frontet e luftës në Lindjen e Mesme, por me botën online.
Shishe qumështi, varëse ari, këpucë fëmijësh, shkrepësa... Artefakte të të zhdukurve nga lufta e fundit e Kosovës qëndrojnë të shpërndara nëpër shtëpi, zyra e bodrume. Disa janë humbur e disa janë dëmtuar.
Mbi 1.600 emra të të pagjeturve nga lufta e fundit në Kosovë janë gdhendur në dy pllaka druri. Familjarët i shkruan me dorë emrat e të afërmve të tyre në letra, ndërsa artistët Dea Gjinovci dhe Armand de Benoist de Gentissart i shndërruan ato shkrime në memorial.
Gotat, shishet dhe lugët plastike përdoren për pak minuta, por mbeten në tokë e ujë për qindra vjet. Ekspertët paralajmërojnë se mikroplastikat tashmë kanë depërtuar në zinxhirin ushqimor dhe në trupin e njeriut, duke e bërë urgjente gjetjen e alternativave.
Diaspora e Kosovës shihet si një burim i madh kapitali për zhvillimin ekonomik të vendit. Megjithatë, Dritarja e Investimeve, e krijuar për t’i mbështetur investimet e saj, po përballet njëkohësisht me histori suksesi dhe me sfida të dukshme.
Ministria në detyrë e Arsimit në Kosovë ka hapur skemën e subvencionimit vetëm dy javë para nisjes së vitit të ri shkollor dhe ka prindër që po ballafaqohen me vonesa në kompletimin e teksteve, probleme me aplikimin online dhe paqartësi rreth botimeve që duhet t’i blejnë.
Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës - e cila merret me pronat e uzurpuara pas luftës në Kosovë - nuk i njeh vendimet që posedojnë pronarët nga komuniteti serb.
Zbulimet e një mbishkrimi të ri në dyshemenë e katedrales, saktësuan vitin kur u inaugurua katedralja dhe emrin e qytetit romak ku ajo u ndërtua – Justiniana Secunda.
Për dy ditë me radhë, zjarret në fshatin Kçiq të Mitrovicës së Jugut kanë shkaktuar dëme të mëdha në prona, male dhe ara. Banorët tregojnë se shuarja e flakëve është bërë kryesisht nga vullnetarët, pasi numri i zjarrfikësve ka qenë i pamjaftueshëm.
Në Kosovë, titujt e lajmeve janë shpesh të ngjashëm: një tjetër rast ngacmimi apo sulmi seksual, një tjetër djalë i dyshuar. Statistikat nxisin pyetjen: Çfarë po mësojnë djemtë në Kosovë rreth pëlqimit në marrëdhënie intime?
Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, për periudhën janar-qershor 2025, eksportet e perimeve kanë arritur vlera të konsiderueshme: domatet rreth 30 mijë euro, specat 50 mijë euro, trangujt 277 mijë euro, ndërsa patatet afro 1.1 milion euro.
Gjyqtari Radomir Llaban, i emëruar nga komuniteti serb, është në qendër të një debati të ri në Kosovë pas tërheqjes së një kërkese nga presidentja Osmani. Çfarë po ndodh me akuzat për rrezik ndaj sigurisë kombëtare?
Shfaq më shumë