Një skandal që ka ndjekur Volodymyr Zelenskyn që nga viti i kaluar është rikthyer në vëmendje, pas lajmit se agjencitë kundër korrupsionit i kanë dorëzuar ish-shefit të kamotshëm të tij të kabinetit, Andriy Yermak, një njoftim si i dyshuar
Irani po propozon ta kthejë Ngushticën e Hormuzit në një pikë bllokimi digjital - duke kërcënuar të tarifojë, rregullojë ose potencialisht sabotojë kabllot nënujore që mbajnë një pjesë të konsiderueshme të trafikut global të internetit.
Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) po mban stërvitje të mëdha në ishullin suedez Gotland, në Detin Baltik. Teksa anëtarët e aleancës ushtarake po përmirësojnë bashkëpunimin e tyre në kuadër të “Aurora 26”, Ukraina po luan një rol të posaçëm.
Roli i Pakistanit si ndërmjetës mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara është në qendër të kritikave pas raportimeve se aeroplanë iranianë u parkuan në një bazë ushtarake në periferi të Ravalpindit, duke ngritur pyetje lidhur me rolin balancues të Islamabadit në konfliktin aktual.
Lufta me Teheranin po e zbeh takimin e rëndësishëm që presidenti amerikan, Donald Trump, pritet ta zhvillojë këtë javë me udhëheqësin e Kinës, Xi Jinping, në Pekin. Irani pritet të jetë një nga çështjet më të ndjeshme në agjendën e këtij takimi.
Në OKB u zhvillua të martën debati i rregullt gjashtëmujor për gjendjen në Bosnje e Hercegovinë, por ai u la nën hijen e dorëheqjes së përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar në Bosnje, Christian Schmidt, dhe rritjes së tensioneve politike mbi rolin e bashkësisë ndërkombëtare në vend.
Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe udhëheqësi kinez, Xi Jinping, pritet të zhvillojnë një samit në Pekin – që po vëzhgohet me vëmendje – teksa Uashingtoni dhe Pekini po synojnë një armëpushim të brishtë ekonomik
Edhe 24 orë pasi u publikua lajmi për tërheqjen nga posti i përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar në Bosnje dhe Hercegovinë, arsyet e këtij vendimi të Christian Schmidtit nuk janë ende të qarta.
Kabllot nënujore kryesisht janë në pronësi dhe operohen nga kompani ndërkombëtare të teknologjisë sikurse Google, Meta, Microsoft dhe Amazon.
Qeveria e Serbisë financon me para nga buxheti i shtetit Shoqatën e Veteranëve të Beretave të Kuqe - një organizatë që mbledh ish-anëtarë të njësisë speciale të shpërbërë të Sigurimit Shtetëror të Serbisë.
Duket se diçka po mungon nga pasaporta e re biometrike e Armenisë. Të paktën kështu thonë shumë njerëz në vend, të cilët e kanë vënë re një imazh të pazakontë në këtë dokument.
Dy miliardë euro, të cilat, sipas raportimeve, janë siguruar nga një biznesmen serb, kanë rihapur çështjen se kush do të jetë pronari i ri i Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS).
Shfaq më shumë