Masat e sigurisë janë të rrepta, ndërsa Moska përgatitet për paradën e 9 Majit në Sheshin e Kuq, që shënon humbjen e Gjermanisë naziste në vitin 1945.
Sulmet, të cilat shpesh godasin qindra kilometra ose edhe më larg nga vijat e frontit, kanë ndryshuar dinamikën e luftës së Rusisë kundër Ukrainës, tani në vitin e saj të pestë që kur Putini urdhëroi pushtimin e plotë të vendit fqinj në shkurt të vitit 2022.
Fushata e bombardimeve nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli e ka rrënuar një pjesë të madhe të infrastrukturës dhe industrive të Iranit, gjë që ka ndërprerë prodhimin vendas dhe ka rritur çmimet e produkteve bazë ushqimore.
Nënshkrimi i një marrëveshjeje për shkëmbimin e të dhënave sekrete në fushën e mbrojtjes e ka rikthyer në fokus bashkëpunimin ushtarak mes Serbisë dhe Izraelit.
Për gjeneralin me katër yje në pension, Philip Breedlove, ish-komandant Suprem i Aleatëve në Evropë i NATO-s (SACEUR), mungesa e konsultimeve është pjesë e problemit.
Derisa tensionet në Ngushticën e Hormuzit po përshkallëzohen pas njoftimit të presidentit Donald Trump për “Projektin Freedom”, përpjekjet e reja për ta rikthyer qarkullimin e transportit tregtar detar po duken gjithnjë e më vështirë të arritshme.
Irani njoftoi për varjen e tre burrave të tjerë, më 4 maj, duke vazhduar një valë ekzekutimesh në kohën e luftës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me Izraelin. Para se të vareshin, në fundjavë, dy pjesëtarë të tjerë të minoritetit kurd të Iranit lëshuan deklarata me zë nga burgu.
Zyrtarët e përshkruajnë këtë si përpjekje për të riparuar marrëdhëniet e tensionuara me partnerët kyç evropianë, në kohën kur lufta me Iranin po thellon përçarjet përtej Atlantikut.
Jakub Zakriyev është në listën e sanksioneve të SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar, për shkak të përfshirjes në institucionet ruse.
Ekonomia e Iranit ka hasur në vështirësi tash e shumë vite për shkak të sanksioneve ndërkombëtare dhe keqmenaxhimit administrativ. Por, gjendja është përkeqësuar edhe më shumë pasi Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nisën sulmet më 28 shkurt.
Bota e merr nga Irani 90 për qind të shafranit – një prej produkteve më të vlefshme bujqësore për nga pesha, me një treg global që kap vlerën e 1.6 miliard dollarëve.
Udhëheqës nga e gjithë Bashkimi Evropian dhe vende të tjera u takuan në kryeqytetin armen, Jerevan, më 4 maj për Samitin e tetë të Komunitetit Politik Evropian. Në mesin e pjesëmarrësve ishte edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti.
Shfaq më shumë