Teksa Rusia kryen valë të sulmeve me dronë, një prej mbrojtjeve më të mira të Ukrainës është një armë e lirë e prodhuar brenda vendit: droni pengues Sting. Ky lloj droni është i dizajnuar që të rrëzojë dronët Shahed dhe kushton më pak se një e dhjeta e objektivave që shënjestron.
Një redaktore në një shtëpi botuese në Teheran, një instruktore e jogës online dhe një nënë nga zona rurale që shet përmes Instagramit ushqime të gatuara në shtëpi, janë vetëm tri nga shumë gra iraniane, jeta e të cilave është shkatërruar nga ndalja e vazhdueshme i internetit në vendin e tyre.
Kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, Leonid dhe Valentyna Stoyanov, dy veterinarë në Odesa, strehuan sa mundën kafshë të plagosura dhe të braktisura. Shpejt, ata nisën të bënin rregullisht udhëtime në vijat e frontit për të shpëtuar kafshë të prekura nga lufta.
Një muze i madh ushtarak në qytetin perëndimor gjerman të Koblenzit po ua ndalon hyrjen shtetasve të 26 vendeve, duke shkaktuar skena të tensionuara me disa vizitorë që arrijnë aty me fëmijë.
Eksperti i migracionit theksoi se numri i përgjithshëm i punëtorëve të huaj në Ukrainë ishte në më pak se 22.000 të regjistruar në vend para se të niste lufta dhe eksodit të mëvonshëm që pasoi nga vendi.
Për dekada me radhë, pushteti në Iran ka qenë i centralizuar në duart e një njeriu të vetëm: udhëheqësit suprem, Ajatollah Ali Khamenei. Por, që nga vrasja e tij më 28 shkurt, procesi i vendimmarrjes në Teheran është bërë gjithnjë e më i decentralizuar, thonë ekspertët.
Derisa Uashingtoni po i shqyrton hapat e ardhshëm ndaj Teheranit, disa analistë thonë se po shohin shfaqjen e modeleve të njohura, jo nga Lindja e Mesme, por nga libri i strategjive të Kremlinit.
Drejtori i Byrosë Federale të Hetimit, Kash Patel, deklaroi para Kongresit se Serbia, shtetasit kinezë të akuzuar për aktivitete të drejtuara kundër SHBA-së, i kthen në Kinë në vend që t’i ekstradojë në Amerikë.
“Po shkruhet historia”. Me këto fjalë, Komanda e Forcave të Përbashkëta e NATO-s në Napoli e përshkroi në X nisjen e stërvitjeve të para të përbashkëta mes Serbisë dhe NATO-s, më 12 maj në jug të Serbisë.
Lufta në Iran po zë gjithnjë e më shumë vend qendror në këtë samit para mosmarrëveshjeve tregtare dhe tensioneve teknologjike që fillimisht pritej ta mbizotëronin takimin midis dy fuqive më të mëdha të botës.
Dorëheqja e përfaqësuesit të lartë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) për Bosnje e Hercegovinën, Christian Schmidt, ka nxjerrë në sipërface përçarje të thella midis aktorëve kryesorë ndërkombëtarë lidhur me të ardhmen e mbikëqyrjes së Bosnjës.
Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe lideri kinez, Xi Jinping, përfunduan më 14 maj në Pekin bisedimet e nivelit të lartë që zgjatën më shumë se dy orë
Shfaq më shumë