Sulmet disaditore ajrore izraelite kanë goditur elemente dhe figura kyç të programit bërthamor të Iranit. Zyrtarët thonë se janë vrarë edhe dhjetëra civilë, duke shkaktuar ankth të përhapur mes iranianëve të zakonshëm, siç kanë rrëfyer ata për Radion Farda.
Ndërsa vëmendja e botës është e përqendruar te përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme, Rusia goditi Ukrainën gjatë natës mes 16 dhe 17 qershorit me valë dronësh dhe raketash. Një ndërtesë banimi në Kiev u godit drejtpërdrejt, duke shembur një pjesë të tërë të kompleksit shumëkatësh.
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë nisi më 16 qershor gjykimi në mungesë i Momir Stojanoviqit dhe 52 të tjerëve, të akuzuar për masakrën e Mejës. Forcat serbe akuzohen për vrasjen e së paku 370 civilëve shqiptarë në këtë dhe fshatra të tjerë të Gjakovës, në prill të vitit 1999.
Pamjet satelitore, të nxjerra më 15 qershor nga kompania Maxar, shfaqin objektet që janë goditur nga sulmet izraelite në disa zona të Iranit.
Irani ka ndërmarrë një valë të re sulmesh raketore ndaj Izraelit, në orët e hershme të së hënës së 16 qershorit, teksa të dyja vendet po vazhdojnë të bombardojnë njëri-tjetrin.
Fshatrat pranë Borit në Serbi dhe Panjakentit në Taxhikistan ndajnë një shqetësim në rritje: ndotjen nga minierat kineze.
Sadik Selimoviq, i mbijetuar i masakrave të vitit 1995 në Srebrenicë, rrëfen se si kërkimi për mbetjet mortore të familjarëve të tij ndikoi që ai të bëhet hetues në Institutin për Persona të Zhdukur të Bosnje e Hercegovinës.
Ish-ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, thotë se Kosova duhet ta çojë përpara formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Autoritetet serbe e dyshojnë Arbnor Spahiun, ish-pjesëtar i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, për “vrasjen e rëndë” të tre sulmuesve serbë gjatë përleshjeve të armatosura në Banjskë, në shtator të vitit 2023.
Izraeli thotë se ka ndërmarrë sulme ndaj objekteve bërthamore në Iran më 13 qershor. Sulmet ndodhën gjatë natës dhe u raportuan edhe në kryeqytetin Teheran. Fotografitë dhe pamjet nga vendngjarja tregojnë shpërthime dhe ndërtesa të dëmtuara.
Izraeli ndërmori sulme ndaj Iranit për të penguar atë që kryeministri Benjamin Netanyahu e quajti kërcënim ekzistencial. Në mesin e objektivave ishte një qendër komande e Gardës Revolucionare të Iranit në Teheran.
Martin Dvorak, ish-administrator i Kombeve të Bashkuara në Istog dhe ministër aktual i Çekisë për Çështjet Evropiane, rikujton ditët e para pas luftës në Kosovë dhe flet për përparimin e bërë gjatë 26 vjetëve të kaluar.
Shfaq më shumë