Përmbytjet nga reshjet e dendura në në Bosnje e Hercegovinë, shënimi i Vitit të Ri hebre dhe evakuimet e vazhdueshme nga Libani si pasojë e luftimeve, janë disa nga ngjarjet e javës që lamë pas prej nga REL-i sjell fotografi të përzgjedhura. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Autoritetet në Bosnje e Hercegovinë më 6 tetor po vazhdojnë operacionet e kërkim-shpëtimit, por edhe të pastrimit të rrënojave. Reshjet e shiut të enjten dhe të premten shkaktuan vërshime dhe rrëshqitje të dheut në Bosnje, duke lënë të vdekur të paktën 18 persona.
Kufiri i Estonisë me Rusinë, në disa pjesë, është vetëm pak metra i gjatë. Ndonëse shtete fqinje, ato përfaqësojnë vlera krejt të ndryshme.
Numri i viktimave është duke u rritur në zonën e Jabllanicës, në jug të Bosnjës, ku përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut kanë prekur shumë vendbanime përreth.
Një stuhi e fortë goditi Bosnje e Hercegovinën, duke përmbytur disa qytete në pjesët qendrore dhe jugore të vendit. Rrugët u mbyllën dhe shtëpitë mbetën pa energji elektrike.
Autoritetet në Bosnje e Hercegovinë kanë raportuar për disa të vdekur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut si pasojë e reshjeve të dendura të shiut. Darko Juka, zëdhënësi i Qeverisë së Qarkut Hercegovinë Neretvë, ka bërë të ditur se janë gjetur 14 trupa të pajetë.
Derisa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ishte javën e fundit të shtatorit për vizitë në Shtetet e Bashkuara, në vendin e tij po shqyrtohej për vazhdimin ose jo të bashkëpunimit të SHBA-së me Policinë e Kosovës.
Kryeprokurori i Ukrainës ka thënë se zyra e tij ka nisur hetimet për atë që ai e ka quajtur “rastin më masiv të njohur të ekzekutimit të të burgosurve ukrainas të luftës në vijën e frontit” nga forcat ruse.
Së fundi në Kosovë, një vajze iu ndalua t’i vijonte mësimet për shkak të bartjes së shamisë në shkollë. Ky rast, i cili ndodhi në qytetin e Pejës, është i ngjashëm me shumë raste që ndodhën në të kaluarën.
Irani lëshoi raketa balistike në drejtim të Izraelit më 1 tetor, në hakmarrje për operacionet e Izraelit kundër Hezbollahut të mbështetur nga Teherani në Liban. Ushtria izraelite tha se do të hakmerret kundër Iranit në kohën e duhur.
Pas një sulmi iranian që me sa duket përfshinte raketa hipersonike, izraelitët u zgjuan më 2 tetor për të parë dëmet e shkaktuara. Sipas ushtrisë izraelite, Irani gjuajti më shumë se 180 raketa balistike në drejtim të Izraelit. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Ushtria izraelite ka nisur një ofensivë tokësore në jug të Libanit. Cilat janë qëllimet e Izraelit dhe a ka Hezbollahu kapacitet të luftojë me të?
Shfaq më shumë