Vazhdojnë operacionet e kërkim-shpëtimit në Bosnje
Autoritetet në Bosnje e Hercegovinë më 6 tetor po vazhdojnë operacionet e kërkim-shpëtimit, por edhe të pastrimit të rrënojave. Reshjet e shiut të enjten dhe të premten shkaktuan vërshime dhe rrëshqitje të dheut në Bosnje, duke lënë të vdekur të paktën 20 persona. Edhe të paktën 10-15 persona konsiderohen të zhdukur. Për shkak të situatës së rënduar, shtete të Bashkimit Evropian, por edhe shtete fqinje i kanë dalë në ndihmë Bosnjës.

1
Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë të kërkojnë personat e zhdukur pas vërshimeve dhe rrëshqitjeve vdekjeprurëse të dheut në Bosnjë e Hercegovinë.

2
Të paktën 20 persona kanë vdekur dhe të paktën 10 deri në 15 të tjerë konsiderohen të zhdukur si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut.

3
Një burrë i mbuluar nga balta ndihmon në gjetjen e të zhdukurve në Bosnje më 5 tetor 2024.

4
Makina të zhytura në baltë e shtëpi të shkatërruara në Donja Jabllanicë të Bosnjës. Ky fshat është ndër më të goditurit nga fatkeqësia natyrore.