Sindikata e Artistëve të Teatrit Kombëtar të Kosovës ka paralajmëruar se do të hyjë grevë që nga 1 nëntori dhe do t’i pezullojë të gjitha shfaqjet. Drejtuesja e saj thotë se aktorët kërkojnë që të paguhen sipas kategorizimeve dhe koeficienteve të përcaktuara me Ligjin për pagat në sektorin publik.
Autoritetet në Kosovë njoftuan më 21 tetor se e kanë autorizuar kompaninë amerikane, Starlink, për ofrim të internetit satelitor në Kosovë. Kur do të funksionalizohen shërbimet e saj dhe si do të përfitojnë qytetarët?
E kaluara e luftës, sfidat e bashkëpunimit mes artistëve nga Kosova dhe Serbia, propaganda nacionaliste - këto janë disa nga temat e punimeve të artistëve nga të dyja vendet në ekspozitën “MIR IS MIRË”, të hapur në Qendrën për Dekontaminim Kulturor në Beograd.
Ecja tradicionale kundër kancerit të gjirit në Prishtinë, samiti i BRICS-it në Rusi dhe referendumi në Moldavi për integrim në BE, janë tri ngjarjet që shënuan javën që lamë pas në rajonet prej nga raporton Radio Evropa e Lirë dhe ju sjell fotografi të përzgjedhura. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Rreth 80 për qind e ndërtesave të larta të banimit janë dëmtuar në Izjum, në rajonin lindor të Harkivit, në Ukrainë, gjatë okupimit rus të qytetit, ndërmjet prillit dhe shtatorit të vitit 2022.
Me afrimin e zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, fushata elektorale e dy kandidatëve, Kamala Harris dhe Donald Trump, intensifikohet me tubime gjithandej vendit.
Shtegtimi vjeshtor i zogjve është në zhvillim e sipër - miliona janë duke fluturuar nga Evropa dhe Azia në Afrikë. Një prej ndalesave të rëndësishme në rrugëtimin e tyre të gjatë është Kriporja e Ulqinit, në skajin jugor të Malit të Zi.
Disa ide janë duke u shqyrtuar mes vendeve të Bashkimit Evropian për imigrantët dhe shumica përqendrohen në largimin e tyre sa më tej kufijve të bllokut. Shqipëria u ka dalë në ndihmë me dy qendra azili - në Shëngjin e Gjadër.
Ukraina po i evakuon banorët e mbetur të Kurahoves, në rajonin e Donjeckut. Vendbanimi është bërë front lufte në javët e fundit, pas përparimit të forcave ruse.
Udhëheqësi i Lëvizjes Hizmet, Fethullah Gulen, vdiq më 21 tetor në SHBA, por kjo duket se nuk do të ndalë luftën e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, ndaj kësaj organizate dhe njerëzve të saj.
Ndër aktivitetet e shumta të organizuara gjatë tetorit apo siç njihet “Muaji Rozë”, në Prishtinë më 24 tetor u mbajt ecja tradicionale me qëllim ndërgjegjësimin për rëndësinë që kanë kontrollet e shpeshta dhe zbulimi i hershëm i kancerit të gjirit.
Fotografitë e marra nga arkivi paraqesin pothuajse çdo moment historik të Hungarisë duke u çliruar nga vargonjtë e kontrollit sovjetik 35 vjet më parë.
Shfaq më shumë