Ushtarët ukrainas kanë mendime të ndryshme për zgjedhjen e Donald Trumpit si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Ne duhet të mendojmë se si ta fitojmë luftën, e jo se çfarë do të bëjë Trump”, tha stoikisht një luftëtar.
Donald Trump është rikthyer si president i Shteteve të Bashkuara, duke u zotuar se do të gjejë zgjidhje për krizat e brendshme, por edhe për luftën e Rusisë në Ukrainë dhe për atë të Izraelit në Lindjen e Mesme, të cilat mund të përcaktojnë suksesin ose dështimin e administratës së tij në ardhje.
Kthimi i Donald Trumpi në Shtëpinë e Bardhë nuk do të sjellë ndonjë ndryshim të madh karshi politikes së deritashme amerikane për Kosovën, thotë në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, Adrian Shtuni, ekspert i politikës së jashtme dhe sigurisë më bazë në Uashington.
Qytetarë në Kosovë kanë pritje të ndryshme nga administrata e re e presidentit amerikan, Donald Trump, ani pse nuk presin ndryshime të mëdha në raportin Uashington-Prishtinë.
Votuesit në Uashington u mblodhën në vende publike në orët e vona të 5 nëntorit, për të shikuar publikimin e rezultateve të zgjedhjeve presidenciale.
Donald Trump, kandidat i republikanëve dhe ish-president, është shpallur presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara. Ai ka garuar kundër demokrates, Kamala Harris, aktualisht nënpresidente amerikane, në zgjedhjet 5 nëntorit.
Votuesit në komunitetin ukrainas të Çikagos votuan me shpresë dhe frikë në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit në SHBA.
Më 4 dhe 5 nëntor u mbushën katër vjet nga arrestimi i ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po përballen me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gjykatën Speciale në Hagë.
Qytetarët amerikanë më 5 nëntor votuan në zgjedhjet historike presidenciale, me shtatë shtetet kryesore që pritet të përcaktojnë rezultatin mes ish-presidentit republikan, Donald Trump, dhe nënpresidentes demokrate, Kamala Harris.
Organizata Amnesty International ka bërë apel për lirimin e menjëhershëm të një gruaje të re, e cila u arrestua pasi doli vetëm me të brendshme para universitetit të saj në Teheran, më 2 nëntor.
Xhamat janë mbuluar me dërrasa në disa biznese afër Shtëpisë së Bardhë, në Uashington, para zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit. Qyteti është në gjendje të lartë gatishmërie për trazira të mundshme pas fillimit të garës së nxehtë.
Vaksinimi i fëmijëve kundër polios në Pakistan, "Prishtina Rozë" në muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit dhe shembja e strehës së stacionit hekurudhor në Novi Sad ku humbën jetën 14 persona, janë tri ngjarjet që shënuan javën që lamë pas në rajonet prej nga raporton REL.
Shfaq më shumë