Ekipet emergjente punuan gjatë gjithë natës për riparimin e dëmeve që u shkaktuan nga një shpërthim në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok.
Një shpërthim që ka ndodhur mbrëmjen e 29 nëntorit në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut ka dëmtuar kanalin e ujit të Ibër-Lepencit, nga ku furnizohen me ujë nga Liqeni i Ujmanit disa qytete të vendit, si dhe Korporata Energjetike e Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj.
Australia ka miratuar një ligj të ri për të ndaluar përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët nën moshën 16 vjeç, në një përpjekje për t’i mbrojtur ata nga ngacmimi online dhe përmbajtja e dëmshme.
Kosovarët mund të udhëtojnë pa viza në 52 shtete të botës, ndërsa mund të pajisen me viza sapo të mbërrijnë në 38 vende.
Aleancat me fuqitë perëndimore janë jetike për sigurinë e Kosovës dhe integrimin e saj euroatlantik. Ndërsa peizazhi gjeopolitik ndryshon me shpejtësi, vëzhguesit thonë se Kosova duhet të jetë e kujdesshme që të mos rreshtohet në anën e gabuar të presidentit të ardhshëm amerikan, Donald Trump.
Sheshet e Prishtinës janë mbushur me flamuj kuqezi, në shënimin e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë. Krahas flamurit shqiptar, në sheshet kryesore të Prishtinës, është vendosur edhe flamuri i Kosovës.
Pak ditë më parë disa pjesëtarë të Forcës së Sigurisë u panë në pjesën veriore të Kosovës në një varrim, në të cilin po merrte pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Shërbimit ukrainas të Radios Evropa e Lirë i është dhënë qasje ekskluzive për të xhiruar një prej njësiteve të dronëve me rreze të gjatë veprimi të Ukrainës, teksa ai përgatitej për të sulmuar një objektiv në Rusi.
"Dita e Forcës" nxori ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe pajisjet e tyre në oborret e kazermave për vizitorët e shumtë.
Një armëpushim ndërmjet Izraelit dhe grupit militant libanez Hezbollah, hyri në fuqi në orët e para të 27 nëntorit, por u parapri nga shpërthime të forta në zonën e Bejrutit deri në fillimin e armëpushimit. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një muze për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë është hapur më 26 nëntor në Prishtinë, në ndërtesën e Fondacionit Jahjaga, i cili udhëhiqet nga ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.
Zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara nxitën ndasi mes amerikanëve, dhe kjo vërehet sidomos në Uashington, ku një shumicë e madhe votoi kundër Donald Trumpit. Një piceri lokale u përball me një lumë kritikash online, pasi e uroi kandidatin republikan për fitoren e tij.
Shfaq më shumë