Autoritetet iraniane po i shtypin zërat e solisteve që kanë shpërfillur kufizimet e vendit ndaj të kënduarit të grave në publik. Javëve të fundit, një numri këngëtaresh u janë bllokuar faqet në mediat sociale, përderisa disa të tjera u morën në pyetje nga zyrtarë të sigurisë.
Një pjesë e opinionit publik në Serbi, si dhe Komisioni Evropian, presin që autoritetet në Serbi ta hetojnë rastin e një rrëmuje të papritur, që ndodhi gjatë 15 minutave të heshtjes në protestën studentore në Beograd, më 15 mars.
Një zjarr që shpërtheu në klubin e natës "Pulse", në Koçan të Maqedonisë së Veriut, mëngjesin e 16 marsit, mbyti 59 persona dhe la të lënduar mbi 150 të tjerë.
Pas aneksimit të Krimesë më 2014 dhe luftës në rajonin e Donbasit, si dhe pushtimit të vazhdueshëm në shkallë të gjerë nga Rusia, numri i njerëzve që jetojnë në territore të kontrolluara nga Kievi është rreth 29 milion, sipas llogaritjeve nga Instituti i Demografisë i Ukrainës.
Të paktën 59 persona kanë vdekur në orët e hershme të mëngjesit në qytetin lindor të Maqedonisë së Veriut, Koçan, si pasojë e shpërthimit të zjarrit gjatë një koncerti me mbi 500 pjesëmarrës në një klub nate, kanë bërë të ditur autoritetet maqedonase.
Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka folur për të arriturat e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe mbështetjen e vazhdueshme nga aleatët ndërkombëtarë. Ai ka theksuar se Kosova tashmë ka arritur disa nga objektivat e saj strategjikë.
Derisa Evropa riarmatoset, NATO-ja është në krizë dhe aleancat nën presion, siguria në Kosovë vihet në diskutim. Autoritetet garantojnë stabilitet, por ekspertët paralajmërojnë për cenueshmërinë e saj.
Lideri i serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik, dikur është përshkruar nga Uashingtoni si "frymë e re e Ballkanit". Por, tani, qeveritë e Perëndimit e quajnë të korruptuar dhe person që kërcënon stabilitetin rajonal.
Pamjet me dron mbi varrezat ushtarake në Ukrainë zbulojnë shkallën e humbjeve njerëzore nga konflikti në këtë vend. Ndërsa pushtimi i plotë nga Rusia ka hyrë në vitin e katërt, Qeveria ukrainase i mban të klasifikuara shifrat zyrtare të viktimave.
Më 15 mars, 2025, Beogradi do të jetë qendra e një tubimi masiv, të organizuar nga studentët. Ngjarja pason protestat dhe bllokadat e vazhdueshme të tyre, që prej tragjedisë së 1 nëntorit në Novi Sad.
Pasi Ukraina u pajtua për një armëpushim 30-ditor, ukrainasit në Kiev shprehën dyshimet e tyre nëse Rusia do ta nënshkruajë – apo do të zbatojë – marrëveshjen e propozuar.
Nga të gjitha kategoritë, ekonomitë familjare në Kosovë e kanë më së shumti problem të përballojnë ndonjë shpenzim të papritur mbi 200 euro.
Shfaq më shumë