Lituania e ka thirrur të ngarkuarin me punë të Ambasadës e Rusisë në Vilnius në një takim sqarues, si dhe e ka kundërshtuar fuqishëm atë që e quajti hyrje të dy avionëve rusë në hapësirën e saj ajrore më 23 tetor.
Tymur Tkachenko, kreu i administratës ushtarake të Kievit, theksoi se dhjetë zona të qytetit kanë pësuar dëme, dhe se dy ndërtesa banimi u goditën drejtpërdrejt.
Prej nisjes së luftës në shkallë të gjerë të Rusisë në Ukrainë, Moska është fokusuar në kapjen e gjithë rajonit lindor ukrainas Donbas, i cili përfshin territoret e Donjeckut dhe Luhanskut.
Ky vendim pasi BE-ja e miratoi të paketën e 19-të të sanksioneve ndaj Moskës, të mërkurën, për luftën e saj kundër Ukrainës, e cila përfshin edhe ndalimin e importeve të gazit të lëngshëm natyral të Rusisë (LNG).
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian do t’i kërkojnë Komisionit Evropian më 23 tetor ta përgatisë një propozim ligjor për t’i përdorur 176 miliardë euro të aseteve të ngrira shtetërore të Rusisë, në mënyrë që ta sigurojnë një hua për Ukrainën.
Zelensky i cilësoi si “të liga” sulmet ruse dhe tha se ato goditën infrastrukturën energjetike dhe civile në të paktën dhjetë rajone të Ukrainës, përfshirë kryeqytetin, Kievin.
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, dhe ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, gjithashtu nuk kanë plane të takohen personalisht, u tha gazetarëve zyrtari amerikan, duke shtuar se një bisedë telefonike mes tyre ishte “frytdhënëse”.
Kërkesa e tyre vjen teksa përgatitjet për një takim mes presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe atij të Rusisë, Vladimir Putin, duket se kanë hasur në pengesa.
Në fillim të këtij muaji, njësitë e mbrojtjes ajrore në qytetin Lviv në perëndim të Ukrainës, kishin jashtëzakonisht shumë punë gjatë bombardimeve të natës me raketa dhe dronë nga Rusia.
Agjencia Reuters citoi burime më 20 tetor që thanë se, për shkak të sulmit, prodhimi në fushën kazake Karachaganak ra për 25 deri në 30 për qind. Fabrika përpunon rreth 37.5 miliardë metra kub gaz në vit.
Në një video që është bërë virale, një burrë që flet rusisht shihet duke e sulmuar verbalisht dhe fizikisht një çift, i cili fliste në gjuhën ukrainase teksa ndodhej në një tren në Zvicër, bashkë me fëmijën e tij.
BE planifikon të trajnojë trupa ukrainase brenda Ukrainës dhe të zgjerojë mbështetjen, përfshirë sigurinë kibernetike dhe ndihmën për veteranët.
Shfaq më shumë