Ndërlidhjet

BE-ja shqyrton trajnimin e trupave brenda territorit të Ukrainës

Ushtarët duke i trajnuar trupat ukrainase në një bazë në Gjermani, si pjesë e misionit të EUMAM-it. 5 maj 2023.
Ushtarët duke i trajnuar trupat ukrainase në një bazë në Gjermani, si pjesë e misionit të EUMAM-it. 5 maj 2023.

Shkurtimisht

  • BE planifikon të trajnojë trupa ukrainase brenda Ukrainës dhe të zgjerojë mbështetjen, përfshirë sigurinë kibernetike dhe ndihmën për veteranët.
  • Misioni EUMAM ka trajnuar 80.000 ushtarë ukrainas në BE, por Ukraina kërkon trajnime në territorin e saj.
  • Brukseli shqyrton dislokimin e misioneve të BE-së në Ukrainë në rast të një armëpushimi në të ardhmen.

Bashkimi Evropian është afër që të ofrojë trajnimin e trupave ukrainase brenda Ukrainës dhe t'i zgjerojë format e tjera të mbështetjes – përfshirë monitorimin e kufijve, ndihmën për veteranët e luftës dhe forcimin e sigurisë kibernetike të Ukrainës.

Brukseli po ashtu po e shqyrton krijimin e pozicioneve në Ukrainë në rast të një armëpushimi në të ardhmen.

Kështu thuhet sipas rishikimeve strategjike, që i ka parë Radio Evropa e Lirë, të dy misioneve të BE-së që merren me Ukrainën: Misioni Këshillues i BE-së (EUAM) që fokusohet në forcimin e sigurisë të sektorit civil, dhe Misioni i BE-së për Mbështetje Ushtarake (EUMAM), që deri më tani ka trajnuar 80.000 ushtarë ukrainas në territorin e BE-së.

Këto rishikime vijnë në kohën kur BE-ja ende po punon lidhur me atë se çfarë garancish të sigurisë mund t’i ofrojë Kievit në rast se ndalet lufta.

Në dokumente thuhet se Rusia “vazhdon ta ketë objektiv të saj riformësimin e rendit të sigurisë evropiane” dhe se “agresioni ushtarak dhe qasja e Moskës ndaj procesit diplomatik tregojnë se qëllimi i saj përfundimtar për të nënshtruar Ukrainën nuk ka ndryshuar”.

Dislokimi i trupave në Ukrainë – që nga shumë vende konsiderohet si garancia më e madhe e sigurisë – mbetet një vendim i secilit shtet, por misionet trajnuese të BE-së i mundësojnë Brukselit që t’i ofrojë Kievit mbështetje të gjerë.

Ndryshimi i mandatit të EUMAM-it dhe EUAM-it kërkon unanimitet, megjithatë në dy dokumentet thuhet se ky unanimitet po kërkohet.

Histori suksesi

EUMAM, mision që u lansua në fund të vitit 2022 si përgjigje e drejtpërdrejt ndaj pushtimit rus të Ukrainës, ka qenë një nga historitë e suksesit të BE-së sa i përket mbështetjes për Ukrainën.

Pesëmbëdhjetë brigada luftarake janë trajnuar në 18 shtetet anëtare të BE-së, duke ofruar 1.750 module të ndryshme trajnimi, përfshirë stërvitje me avionët F-16 dhe Mirage – të gjitha këto janë kryer me një buxhet relativisht modest prej 360 milionë eurosh.

Kievi, megjithatë, vazhdimisht ka bërë thirrje që disa nga trajnimet të mbahen në tokën ukrainase. Po ashtu, Ukraina synon që të rrisë numrin e ushtarëve të trajnuar nga 4.000 deri në 20.000 në muaj.

Në rishikimin strategjik të EUMAM-i thuhet se tri qendra trajnuese veçse janë ngritur në pjesën perëndimore të Ukrainës, por asnjëra prej tyre nuk është plotësisht operacionale për shkak të mungesës së infrastrukturës adekuate dhe trajnerëve të kualifikuar nga jashtë.

Në tekst përmenden disa mangësi për shkak të mungesës së pranisë së misionit të BE-së në terren në Ukrainë, siç janë barra logjistike dhe rreziku që trupat ukrainase duhet të ndërmarrin për të udhëtuar larg vijës së frontit për t’u trajnuar.

Po ashtu, në dokument thuhet se “trajnimi në territorin e BE-së, në një mjedis paqësor, e pengon përdorimin e sistemeve UAV [fluturakeve pa pilot, të njohura edhe si dronë] dhe pajisjeve luftarake elektronike, që janë përdorur gjerësisht në këtë konflikt”. Aty thuhet se ekziston rreziku që trupat që nuk janë të BE-së të shkojnë në Ukrainë për të ofruar trajnime, nëse Brukseli heziton.

Megjithatë, në dokument thuhet se zhvendosja e disa ose të gjitha pjesëve të EUMAM-it në Ukrainë do të “nënkuptonte që një armëpushim ose ndonjë formë e marrëveshjes së përkohshme duhet të jetë në fuqi”. Po ashtu, në tekst shkruan se dislokimi duhet të “koordinohet me një kontribut të SHBA-së ose një mbështetje nga ana e saj për garancitë e sigurisë”.

Për të mundësuar një dislokim të shpejtë në Ukrainë – që në fakt do të nënkuptonte një ndryshim në mandatin e misionit – rishikimi strategjik propozon një proces me dy hapa: së pari, të bihet dakord për drejtimin e ri strategjik dhe të rishikohet plani i misionit tani dhe së dyti të votohen dhe miratohen ndryshimet e nevojshme sapo kushtet në terren të lejojnë.

Anglia trajnon rekrutët ukrainas për luftën kundër forcave ruse

Rekrutët ukrainas praktikojnë pastrimin e shtëpive mes zhurmës së armëve dhe tymit të bombave në një fshat të simuluar, ku ushtarët britanikë ishin trajnuar më parë për operacione në Irlandën e Veriut.
1/11 Rekrutët ukrainas praktikojnë pastrimin e shtëpive mes zhurmës së armëve dhe tymit të bombave në një fshat të simuluar, ku ushtarët britanikë ishin trajnuar më parë për operacione në Irlandën e Veriut.
Në përpjekje për të çliruar territorin e mbajtur nga pushtuesit rusë, ushtria britanike është zotuar se për 120 ditë do të trajnojë 10.000 rekrutë ukrainas në gjuajtje, dhënien e ndihmës së parë luftarake dhe për beteja në qytete.
Në këtë stërvitje, e cili po zhvillohet në katër baza në Mbretërinë e Bashkuar, janë të përfshirë mbi 1.000 trajnues britanikë. Trajnuesit nga disa vende nordike, Kanadaja, Holanda dhe Zelanda e Re po ofrojnë gjithashtu ekspertizën e tyre ushtarake.
2/11 Në këtë stërvitje, e cili po zhvillohet në katër baza në Mbretërinë e Bashkuar, janë të përfshirë mbi 1.000 trajnues britanikë. Trajnuesit nga disa vende nordike, Kanadaja, Holanda dhe Zelanda e Re po ofrojnë gjithashtu ekspertizën e tyre ushtarake.
Në përpjekje për të çliruar territorin e mbajtur nga pushtuesit rusë, ushtria britanike është zotuar se për 120 ditë do të trajnojë 10.000 rekrutë ukrainas në gjuajtje, dhënien e ndihmës së parë luftarake dhe për beteja në qytete.
Rekrutët ukrainas po i nënshtrohen një versioni të shkurtuar të trajnimit të këmbësorisë, që ushtria britanike ua ofron trupave të saj. Manovrimi me armë, ndihma e parë, taktikat e patrullimit dhe ligjet e konfliktit janë gjithashtu pjesë e trajnimit.&nbsp;<br />
&nbsp;
3/11 Rekrutët ukrainas po i nënshtrohen një versioni të shkurtuar të trajnimit të këmbësorisë, që ushtria britanike ua ofron trupave të saj. Manovrimi me armë, ndihma e parë, taktikat e patrullimit dhe ligjet e konfliktit janë gjithashtu pjesë e trajnimit. 
 
Në përpjekje për të çliruar territorin e mbajtur nga pushtuesit rusë, ushtria britanike është zotuar se për 120 ditë do të trajnojë 10.000 rekrutë ukrainas në gjuajtje, dhënien e ndihmës së parë luftarake dhe për beteja në qytete.
&quot;Pjesa më e rëndësishme është trajnimi urban, sepse lufta më e rrezikshme është në qytete&quot;, tha Serhiy, një ish-punonjës i IT-së, i cili, ashtu si ukrainasit e tjerë, nuk donte që emri i tij i plotë të përdorej për shkak të shqetësimeve të sigurisë. &ldquo;Instruktorët britanikë kanë shumë përvojë nga Iraku dhe Afganistani. Ne mund t&#39;i përshtatim të gjitha këto njohuri me situatën e Ukrainës dhe ta përdorim atë për të çliruar vendin tonë nga pushtimi rus&rdquo;.<br />
&nbsp;
4/11 "Pjesa më e rëndësishme është trajnimi urban, sepse lufta më e rrezikshme është në qytete", tha Serhiy, një ish-punonjës i IT-së, i cili, ashtu si ukrainasit e tjerë, nuk donte që emri i tij i plotë të përdorej për shkak të shqetësimeve të sigurisë. “Instruktorët britanikë kanë shumë përvojë nga Iraku dhe Afganistani. Ne mund t'i përshtatim të gjitha këto njohuri me situatën e Ukrainës dhe ta përdorim atë për të çliruar vendin tonë nga pushtimi rus”.
 
Në përpjekje për të çliruar territorin e mbajtur nga pushtuesit rusë, ushtria britanike është zotuar se për 120 ditë do të trajnojë 10.000 rekrutë ukrainas në gjuajtje, dhënien e ndihmës së parë luftarake dhe për beteja në qytete.
Qëllimi është që rekrutët e rinj të transformohen shpejt në ushtarë të gatshëm për luftim. Kontigjenti i parë mbërriti muajin e kaluar dhe tashmë është urdhëruar në vijën e frontit për të ndihmuar njësitë e varfëruara ukrainase.
5/11 Qëllimi është që rekrutët e rinj të transformohen shpejt në ushtarë të gatshëm për luftim. Kontigjenti i parë mbërriti muajin e kaluar dhe tashmë është urdhëruar në vijën e frontit për të ndihmuar njësitë e varfëruara ukrainase.
Në përpjekje për të çliruar territorin e mbajtur nga pushtuesit rusë, ushtria britanike është zotuar se për 120 ditë do të trajnojë 10.000 rekrutë ukrainas në gjuajtje, dhënien e ndihmës së parë luftarake dhe për beteja në qytete.
&quot;Ne po drejtojmë një kurs bazë këmbësorie, i cili merr rekrutët ukrainas dhe i mëson ata të qëllojnë mirë, të lëvizin dhe të komunikojnë mirë brenda çdo mjedisi taktik&quot;, tha majori Craig Hutton, një oficer i Gardës skoceze të ushtrisë britanike që po mbikëqyr trajnimin.
6/11 "Ne po drejtojmë një kurs bazë këmbësorie, i cili merr rekrutët ukrainas dhe i mëson ata të qëllojnë mirë, të lëvizin dhe të komunikojnë mirë brenda çdo mjedisi taktik", tha majori Craig Hutton, një oficer i Gardës skoceze të ushtrisë britanike që po mbikëqyr trajnimin.
Në përpjekje për të çliruar territorin e mbajtur nga pushtuesit rusë, ushtria britanike është zotuar se për 120 ditë do të trajnojë 10.000 rekrutë ukrainas në gjuajtje, dhënien e ndihmës së parë luftarake dhe për beteja në qytete.
Hutton tha se shumë nga ukrainasit kanë pak përvojë ushtarake, por shtoi: &quot;Ata janë shumë të motivuar. Ata kanë një vullnet fantastik për të mësuar dhe thjesht duan të praktikojnë, praktikojnë dhe praktikojnë më shumë&quot;.&nbsp;
7/11 Hutton tha se shumë nga ukrainasit kanë pak përvojë ushtarake, por shtoi: "Ata janë shumë të motivuar. Ata kanë një vullnet fantastik për të mësuar dhe thjesht duan të praktikojnë, praktikojnë dhe praktikojnë më shumë". 
Në përpjekje për të çliruar territorin e mbajtur nga pushtuesit rusë, ushtria britanike është zotuar se për 120 ditë do të trajnojë 10.000 rekrutë ukrainas në gjuajtje, dhënien e ndihmës së parë luftarake dhe për beteja në qytete.
Uniforma të reja, forca të blinduara, helmeta dhe pajisje të tjera po i dërgohen ushtrisë ukrainase nga Britania si pjesë e një pakete ndihme ushtarake prej 2.8 miliardë dollarësh që përfshin gjithashtu raketa antitank dhe raketa të avancuara.
8/11 Uniforma të reja, forca të blinduara, helmeta dhe pajisje të tjera po i dërgohen ushtrisë ukrainase nga Britania si pjesë e një pakete ndihme ushtarake prej 2.8 miliardë dollarësh që përfshin gjithashtu raketa antitank dhe raketa të avancuara.
Në përpjekje për të çliruar territorin e mbajtur nga pushtuesit rusë, ushtria britanike është zotuar se për 120 ditë do të trajnojë 10.000 rekrutë ukrainas në gjuajtje, dhënien e ndihmës së parë luftarake dhe për beteja në qytete.
Zakhar,&nbsp; ish-inxhinier, tha se ishte e vështirë të largohej nga Ukraina, derisa luftimet janë ndezur. &ldquo;I lash prindërit e mi. I lash vëllezërit dhe motrat, të afërmit, për të fituar njohuri dhe përvojë që do të më ndihmonte&hellip; të çliroj territorin tonë nga pushtuesi&quot;, tha ai përmes një përkthyesi.
9/11 Zakhar,  ish-inxhinier, tha se ishte e vështirë të largohej nga Ukraina, derisa luftimet janë ndezur. “I lash prindërit e mi. I lash vëllezërit dhe motrat, të afërmit, për të fituar njohuri dhe përvojë që do të më ndihmonte… të çliroj territorin tonë nga pushtuesi", tha ai përmes një përkthyesi.
Në përpjekje për të çliruar territorin e mbajtur nga pushtuesit rusë, ushtria britanike është zotuar se për 120 ditë do të trajnojë 10.000 rekrutë ukrainas në gjuajtje, dhënien e ndihmës së parë luftarake dhe për beteja në qytete.
Serhiy, ish-punonjësi i IT-së, ka më pak se një muaj me uniformë dhe është shumë i vendosur. &quot;Unë e di që ushtarët ukrainas tani po vdesin për të mbrojtur shtëpitë tona&quot;, tha ai. &ldquo;Por, ushtria ukrainase ka nevojë vetëm për ushtarë profesionistë, kështu që unë do të stërvitem sa më shumë që të jetë e mundur për të qenë gati për betejën përpara&rdquo;.
10/11 Serhiy, ish-punonjësi i IT-së, ka më pak se një muaj me uniformë dhe është shumë i vendosur. "Unë e di që ushtarët ukrainas tani po vdesin për të mbrojtur shtëpitë tona", tha ai. “Por, ushtria ukrainase ka nevojë vetëm për ushtarë profesionistë, kështu që unë do të stërvitem sa më shumë që të jetë e mundur për të qenë gati për betejën përpara”.
Në përpjekje për të çliruar territorin e mbajtur nga pushtuesit rusë, ushtria britanike është zotuar se për 120 ditë do të trajnojë 10.000 rekrutë ukrainas në gjuajtje, dhënien e ndihmës së parë luftarake dhe për beteja në qytete.
Brigadieri i ushtrisë britanike, Justin Stenhouse, i cili është përgjegjës për stërvitjen, tha se të shohësh motivimin e ukrainasve është &quot;përulësi&quot;. Ai pranoi se përgatitja për kaosin e luftimeve në qytet është &quot;pothuajse e pamundur të bëhet në stërvitje&quot;. Qëllimi i misionit, tha ai, është &quot;që t&#39;i trajnojë ata në mënyrë që të mund të përshtaten për të mbijetuar në javët e para të luftimit&quot;.<br />
<br />
&quot;Ata do të mësojnë më shumë në javët e para të luftimit në terren sesa ne mund t&#39;u japim atyre këtu&quot;, tha ai.
11/11 Brigadieri i ushtrisë britanike, Justin Stenhouse, i cili është përgjegjës për stërvitjen, tha se të shohësh motivimin e ukrainasve është "përulësi". Ai pranoi se përgatitja për kaosin e luftimeve në qytet është "pothuajse e pamundur të bëhet në stërvitje". Qëllimi i misionit, tha ai, është "që t'i trajnojë ata në mënyrë që të mund të përshtaten për të mbijetuar në javët e para të luftimit".

"Ata do të mësojnë më shumë në javët e para të luftimit në terren sesa ne mund t'u japim atyre këtu", tha ai.
Në përpjekje për të çliruar territorin e mbajtur nga pushtuesit rusë, ushtria britanike është zotuar se për 120 ditë do të trajnojë 10.000 rekrutë ukrainas në gjuajtje, dhënien e ndihmës së parë luftarake dhe për beteja në qytete.
Previous slide
Next slide

Përgatitja e Ukrainës për anëtarësim në BE

Teksa EUMAM-i është një mision relativisht i ri dhe nuk është i pranishëm brenda Ukrainës, EUAM-i ka qenë i vendosur në disa qytete ukrainase që pas “Revolucionit të Dinjitetit” më 2014, që solli në pushtet në Kiev forcat proevropiane pas rrëzimit të presidentit prorus, Viktor Yanukovych.

Ky mision ka vazhduar të qëndrojë në Ukrainë edhe pas nisjes së pushtimit, edhe pse ka qenë i detyruar të largohet nga zyrat në Harkiv dhe Mariupol për shkak të luftës.

Afër 400 anëtarë të misionit aktualisht punojnë së bashku me pjesëtarët e sektorëve civilë të sigurisë, sikurse Policia, Garda Kombëtare, zyra e Prokurorit të Shtetit dhe Rojet shtetërore të Kufirit.

Qëllimi kryesor mbetet ende që të punohet në reformimin e këtyre institucioneve në mënyrë që ato të kenë standardet e njëjta me të BE-së sa i përket mbikëqyrjes civile dhe qeverisjes, me qëllim përgatitjen e vendit për anëtarësim eventual në bllokun evropian.

Por, rishikimi strategjik i EUAM-it po ashtu sugjeron fusha të reja për misionin, sikurse mbështetja e aftësisë së Ukrainës për të monitoruar kufijtë e saj me Rusinë dhe Bjellorusinë, si dhe të jetë i pranishëm në çdo linjë kontakti në të ardhmen, në rast të një armëpushimi.

Ide të tjera të reja, bazuar në nevojat dhe kërkesat e Kievit, përfshijnë ndihmë në sigurinë kibernetike dhe mbrojtjen e infrastrukturës kritike. Sipas dokumentit, gjatë vitit të kaluar janë ndaluar gati 600 persona të lidhur me Rusinë për aktivitete subversive në Ukrainë.

Brukseli ka treguar gatishmëri për të ndihmuar në riintegrimin e veteranëve të luftës në sektorët e sigurisë civile dhe mbrojtjes civile.

Përgatiti: Mimoza Sadiku
Ky material është pjesë e rubrikave
XS
SM
MD
LG