Ministrja e Energjisë dhe ministri i Drejtësisë në Ukrainë kanë dhënë dorëheqjen të mërkurën, njoftoi Qeveria, pas akuzave për përfshirje në një skandal të gjerë korrupsioni në sektorin e energjisë së vendit.
Rusia tha të mërkurën se forcat e saj po vazhdojnë të bëjnë përparime rreth Pokrovskut, në përpjekje të shtuara të Moskës për të depërtuar në qytetin e rrënuar ukrainas, i cili, sipas zyrtarëve lokalë, është në gjendje të vështirë.
Ata depërtojnë në vende ku shumica e ushtarëve nuk munden – në zona të rrezikshme, si Pokrovsku në frontin lindor të Ukrainës. Këta dronë tokësorë hyjnë nëpër flakë për ta furnizuar ushtrinë, për t’i evakuuar të plagosurit dhe për t’i goditur shënjestrat ku tanket nuk munden.
Komisioni Evropian po përgatitet ta paraqesë planin e tij më të fundit për ta mbrojtur bllokun dhe vendet kandidate për anëtarësim në BE nga ndërhyrjet e huaja dhe manipulimi politik.
Zyrtarët ukrainas thonë se Rusia ka bërë përpjekje për ta forcuar ushtrinë në luftën kundër vendit fqinj, duke rekrutuar luftëtarë nga vende të ndryshme, shpesh përmes mashtrimit.
Marrja e Pokrovskut është kthyer në sfidën kryesore të Rusisë, teksa tenton të zaptojë territorin që i ka mbetur ushtrisë ukrainase në rajonin e Donjeckut.
Që të gjithë janë të moshës midis 20 dhe 39 vjeçare dhe kanë mbetur të ngujuar në rajonin e shkatërruar nga lufta në Ukrainë, Donbas.
Rusia po vazhdon ta shënjestrojë infrastrukturën e energjisë në gjithë Ukrainën, duke i detyruar autoritetet të bëjnë reduktime për ta ruajtur rrymën.
Një plan 12-pikësh për paqe në Ukrainë, i iniciuar nga Finlanda, ka qarkulluar në kryeqytetet evropiane, por ende nuk ka mbështetje zyrtare nga BE-ja.
Vdekja e një burri ukrainas sa ka qenë në mbajtje ushtarake më 23 tetor, ka rezultuar me nisjen e një hetimi, meqë përgjigjja e ushtrisë nuk ka qenë e mjaftueshme për nënën e djalit.
Autoritetet ushtarake të Ukrainës kanë këmbëngulur se forcat e tyre po mbahen fort në qytetin e vijës së parë, Pokrovsk, në lindje të vendit.
Sulmet ruse ndaj Ukrainës kanë vazhduar gjatë natës, duke i vrarë të paktën katër njerëz dhe duke i plagosur dhjetëra të tjerë, tha Kievi më 1 nëntor.
Shfaq më shumë