Bota është e ndarë se si duhet vepruar karshi luftës Izrael-Hamas. Të gjithë pajtohen se duhet mbrojtur civilët e pafajshëm dhe se duhet dërguar ndihma humanitare. Cila është mënyra e duhur e veprimit?
Qindra automjete të djegura dhe të shkatërruara janë larguar nga vendi ku u mbajt festivali muzikor Supernova, në Izrael, pas sulmit të 7 tetorit nga grupi palestinez, Hamas. Disa nga të mbijetuarit janë kthyer për t’i kërkuar automjetet e tyre, për të reflektuar dhe për të kuptuar se çfarë ndodhi.
Familje të emocionuara janë ribashkuar nëpër aeroporte të botës, pasi njerëzit arritën të largoheshin nga Gaza nëpërmjet pikës kufitare me Egjiptin, Rafah. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Arben Hoti)
Shfaq më shumë