Orë pas ore vriten, plagosen, traumatizohen nga sulmet me bomba. Imazhet e fëmijëve në Gazë, që nxirren të vdekur nga rrënojat, ose përpëliten spitaleve, janë bërë të zakonshme. Ato kanë kapur vëmendjen ndërkombëtare, por mjerisht vazhdojnë të shpalosen.
Izraeli thotë se forcat e tij e kanë rrethuar Qytetin e Gazës, shtëpi e një të tretës së popullsisë prej 2.3 milionë banorësh të Rripit të Gazës, dhe pritet ta sulmojnë atë së shpejti, në kuadër të fushatës së tyre për t'i shfarosur militantët e grupit palestinez Hamas.
Qindra civilë palestinezë po ikin drejt jugut, brenda Rripit të Gazës, për t’u shpëtuar bombardimeve dhe rrethimit të enklavës nga Izraeli.
Shfaq më shumë