Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se pret që Irani të sulmojë Izraelin së shpejti, teksa rriten shqetësimet për hakmarrjen iraniane, pas një sulmi ajror që ia ka vrarë komandantë të lartë ushtarakë më herët gjatë këtij muaji.
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj zëdhënësit të Hamasit dhe udhëheqësve të njësitit për dronë të grupit, tha Departamenti amerikan i Thesarit.
Hamasi tha se njëri nga të vrarët ishte një nga komandantët e tij lokal.
Javën e kaluar, Izraeli premtoi se do të hapte pikën kufitare të Erezit në veri, pas një bisede të tensionuar telefonike mes presidentit amerikan, Joe Biden, dhe kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu.
Sipas Shtëpisë së Bardhë, tani Hamasi po shqyrton një propozim të ri për lirimin e pengjeve.
Liderët izraelitë besohet se janë duke bërë përgatitje të hënën për operacionet ushtarake në qytetin jugor të Gazës, Rafah.
Banorët e zhvendosur të Gazës kanë ngritur një strukturë si tendë, duke përdorur konserva të ushqimit, të cilat u dërguan në territorin e dërrmuar nga lufta përmes pakove me ndihma – në përpjekje për t’i treguar botës për varësinë e tyre nga ndihmat, mes krizës që ka shkaktuar lufta Izrael-Hamas.
Paralajmërimi i Bidenit për ndryshimin e politikës është treguesi më i qartë për kushtëzimin e mundshëm të mbështetjes ushtarake të Uashingtonit për Izraelin që kur nisi lufta në Gazë më 7 tetor.
Shefi i Kombeve të Bashkuara fajësoi strategjinë ushtarake të Izraelit dhe procedurat për vrasjen e pothuajse 200 punëtorëve humanitarë, përderisa bëri thirrje për hetime të pavarura për të rregulluar këto dështime dhe praktika.
Gjashtë muaj më pas, Izraeli e gjen veten në një vend krejtësisht tjetër: i ngecur në Gazë, i ndarë brenda vendit, i izoluar ndërkombëtarisht dhe me mosmarrëveshje me aleatët më të ngushtë.
Biden po ashtu i tha Netanyahut se “është thelbësor një armëpushim i menjëhershëm” dhe i bëri thirrje Izraelit që të arrijë një marrëveshje armëpushimi “pa vonesa”, tha Shtëpia e Bardhë.
Shfaq më shumë