Shtatë punëtorë nga Kuzhina Qendrore Botërore, që ofron ndihma ushqimore në zonat e krizës dhe konfliktit, u vranë kur autokolona e tyre u godit të hënën mbrëma pasi punëtorët kishin zbarkuar 100 tonë ushqime që ishin sjellë në enklavën palestineze përmes detit.
Policia bullgare ka gjetur armë që lidhura me katër persona që dyshohet se janë anëtarë të Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Strategjia parandaluese e Iranit kundër Izraelit është goditur rëndë prej shpërthimit të luftës në Gazë – sidomos pas sulmit të fuqishëm në konsullatën iraniane në kryeqytetin e Sirisë më 1 prill.
Një shkretëtirë ndërtesash të shkatërruara dhe trupa të pajetë. Kjo është ajo që lanë pas vetes forcat izraelite pas largimit nga Spitali Al-Shifa në Qytetin e Gazës, ku zhvilluan një operacion që rezultoi edhe me arrestimin e qindra militantëve të dyshuar palestinezë. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Sulmi goditi disa tenda në spitalin Al-Aksa në Deir al-Balah, ku mijëra persona për muaj të tërë po strehohen pasi janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre për shkak të luftës në pjesën tjetër të territorit.
Një gjykatë e lartë e OKB-së ka urdhëruar Izraelin që të hapë më shumë pikëkalime tokësore dhe të ndërmarrë masa për të adresuar krizën humanitare
Shtetet e Bashkuara kanë mirëpritur formimin e Qeverisë së re palestineze, duke sinjalizuar se pranon përbërjen e ndryshuar të kabinetit si një hap drejt reformës politike palestineze.
Kjo do të jetë vizita e parë në pothuajse dy vjet në Francë e Blinkenit. Ndërkaq, Macron për herë të fundit kishte qëndruar në Uashington në dhjetor të vitit 2022.
Grupi militant libanez, Hezbollah, nisi sulmet raketore drejt Izraelit një ditë pasi nisi lufta midis Izraelit dhe Hamasit më 7 tetor.
Udhëheqësit e mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara u takuan me ministrin e Mbrojtjes së Izraelit më 26 mars, teksa Uashingtoni po paralajmëron kundër një pushtimi tokësor në qytetin jugor të Gazës, Rafah.
Rebelët Huthi kanë sulmuar anijet Maersk Saratoga, APL Detroit, Huang Pu dhe Pretty Lady, që i identifikuan si anije amerikane apo britanike, tha zëdhënësi i rebelëve, Yahya Sarea.
OKB-ja ka paralajmëruar se banorët në Gazë po përballen me uri, duke i bërë thirrje Izraelit që të hapë më shumë pikëkalime kufitare në mënyrë që të hyjë më shumë ndihmë dhe të mos pengojë lëvizjen e ndihmës përmes enklavës palestineze.
Shfaq më shumë