Delegacioni i Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – po merr pjesë në bisedimet në Kajro, përderisa media shtetërore e Egjiptit raportoi për “përparim të dukshëm” në bisedimet për armëpushim me Izraelin.
Administrata Biden ka thënë se do të ketë pasoja për Izraelin nëse kryen operacion pa një plan të besueshëm për mbrojtjen e civilëve.
Austin tha se janë ndërmarrë masat e duhura për sigurinë e personelit ushtarak në Gazë.
Zyrtarët në Turqi do të koordinohen me Autoritetin Palestinez për t’u siguruar që palestinezët të mos preken nga pezullimi i importeve dhe eksporteve, tha Ministria turke e Tregtisë.
Policia amerikane u kritikua për mosreagim të shpejtë pasi një grup protestuesish proizraelit u përleshën me ata propalestinez.
Gaza është e mbuluar me më shumë mbeturina dhe rrënoja sesa Ukraina, tha Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) më 1 maj.
Një operacion i tillë, “do të kishte ndikim shkatërrues ndaj palestinezëve në Gazë, me pasoja serioze në Bregun e pushtuar Perëndimor dhe në mbarë rajonin”, tha Guterres.
Gjykata kryesore e Kombeve të Bashkuara ka refuzuar kërkesën e Nikaraguas që Gjermania të urdhërohet që të ndalojë ndihmën ushtarake dhe ndihmën tjetër për Izraelin dhe të rinisë financimin për agjencinë e OKB-së për ndihmë në Gazë.
Netanyahu është përballur me presion nga partnerët nacionalistë të Qeverisë që të mos pranojë një marrëveshje e cila do t’ia pamundësonte Izraelit që ta pushtojë Rafahun.
Hamasi - grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, po shqyrton ofertën e Izraelit për një armëpushim 40-ditor në luftën në Rripin e Gazës.
Ushtria izraelite tha se ka shënjestuar një zyrtar të al-Jamaa al-Islamiya apo Grupit Islamik, që është aleat i grupit militant libanez, Hezbollah.
Një sulm izraelit në Rafah, në jug të Gazës, do të shkaktonte katastrofë për civilët, jo vetëm në Gazë, por në mbarë Lindjen e Mesme, tha kreu i grupit të ndihmës, Këshilli Norvegjez për Refugjatë.
Shfaq më shumë