Gjyqësori në Iran njoftoi më 23 gusht se është ekzekutuar edhe një protestues i arrestuar gjatë protestave mbarëkombëtare në janar.
Teherani ka kundërshtuar planin e fundit të Uashingtonit për sanksione të ashpra ekonomike, të cilat presidenti amerikan, Donald Trump, i përshkroi si “të paprecedentë” dhe “D-Day ekonomik” për regjimin iranian
Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se nuk beson që Irani është i gatshëm që të arrijë “marrëveshjen e duhur” për t’i dhënë fund konfliktit, duke shtuar se Uashingtoni po shikon se “çfarë do të ndodhë më pas”.
Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, tha se Shtetet e Bashkuara do të vendosin “sanksionet më të ashpra në histori” ndaj Teheranit dhe sugjeroi se planet për të rritur presionin ekonomik nënkuptojnë se sulmet e mëdha ushtarake amerikane ndaj Iranit ka pak gjasa të rifillojnë së shpejti.
Komanda Qendrore e Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se aeroplanmbajtësi, USS George Washington, ka arritur në Detin Arabik.
Deti Kaspik po shfaqet si një korridor potencialisht me rëndësi logjistike në raportet ushtarake që po zgjerohen mes Rusisë dhe Iranit, teksa të dyja vendet kërkojnë të transportojnë mallra aty ku fuqia detare perëndimore nuk ka prani.
Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se negociatat me Iranin mund të rinisin “në një pikë”, por shtoi se është i kënaqur me situatën aktuale.
Autoritetet iraniane kanë ndërmarrë masa kundër platformës së njohur online Azad, duke e akuzuar atë për publikimin e “të pavërtetave” dhe duke sinjalizuar atë që një aktivist dhe komentator politik iranian e cilëson si një goditje më të gjerë ndaj kanaleve të pavarura në gjuhën persiane në YouTube.
Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se aktualisht nuk po zhvillohen negociata me Iranin, një ditë pasi dhëndëri i tij, Jared Kushner, tha se kontaktet mes Uashingtonit dhe Teheranit po vazhdojnë.
Kryetari i Parlamentit të Iranit, Mohammad Baqer Qalibaf, ka përsëritur qëndrimin e Teheranit se Ngushtica e Hormuzit do të mbetet e mbyllur derisa Shtetet e Bashkuara “të përmbushin zotimet e tyre” sipas Memorandumit të Mirëkuptimit të arritur me Republikën Islamike.
Pothuajse një muaj pasi dy dizajnerë të njohur iranianë u ndaluan nga forcat e sigurisë, miqtë dhe bashkëpunëtorët e tyre kanë publikuar një deklaratë, përmes së cilës kërkojnë që akuzat ndaj tyre të bëhen publike dhe që ata të kenë menjëherë qasje në ndihmë juridike të pavarur.
Rebelët Huthi, që mbështeten nga Irani, thanë më 17 gusht se kanë shënjestruar një anije saudite dhe katër anije përcjellëse në Detin e Zi.
Shfaq më shumë