I përballur me kritika dhe protesta jashtë selisë së Kombeve të Bashkuara, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, u tha udhëheqësve botërorë se shteti i tij “duhet të përfundojë punën” kundër Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja – në Gazë.
Një flotë anijesh ndërkombëtare me ndihma humanitare pritet të niset nga ujërat greke drejt Rripit të Gazës të premten, thanë organizatorët.
“Unë nuk do ta lejoj Izraelin ta aneksojë Bregun Perëndimor. Jo, nuk do ta lejoj. Nuk do të ndodhë”, u tha Trump gazetarëve në Zyrën Ovale.
Duke folur përmes video-lidhjes pasi Shtetet e Bashkuara ia refuzuan vizën, presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, u tha udhëheqësve botërorë se populli i tij kundërshton sulmin e tetorit të vitit 2023 të kryer nga Hamasi ndaj Izraelit.
Liderët evropianë kanë thënë se Irani nuk ka bërë ende mjaftueshëm për ta shmangur rikthimin e sanksioneve ndaj programit të tij bërthamor teksa afati po afron, megjithëse palët u pajtuan t’i vazhdojnë bisedimet ndërkohë që koha po kalon.
Nëse presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dëshiron vërtet ta fitojë Çmimin Nobel për Paqe, atëherë ai duhet ta ndalë luftën në Rripin e Gazës, tha të martën mbrëma presidenti i Francës, Emmanuel Macron.
Franca, Andorra, Belgjika, Luksemburgu, Malta dhe Monakoja janë ndër shtetet e fundit që kanë njoftuar se e njohin zyrtarisht Palestinën si shtet.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se vendi i tij njeh zyrtarisht shtetin palestinez. Udhëheqësi francez tha se me këtë vendim ai po vepron në interes të paqes, mes kritikave nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara.
Kryeministri britanik, Keir Starmer, tha vendimi i Britanisë vjen pas dështimit të Izraelit për t’i përmbushur kushtet, përfshirë një armëpushim në luftën gati dyvjeçare në Gazë.
"Përmes rikthimi të sanksioneve ata bllokojnë rrugën, por janë truri dhe mendimi ata që e hapin ose e ndërtojnë rrugën", tha Pezeshkian në deklarata të transmetuara nga televizioni shtetëror.
Të paktën 14 njerëz javë vrarë si pasojë e sulmeve ajrore izraelite natës në qytetin e Gazës, thanë zyrtarët shëndetësorë të shtunën.
Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara tha se trupat e tij kanë vrarë një militant kryesor të grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS) në Siri më 19 shtator.
Shfaq më shumë