Një mesazh me shkrim, që i atribuohet liderit suprem të Iranit, Mojtaba Khameneit, u publikua në kanalin e tij në Telegram më 30 gusht, ku u bëhet thirrje vendeve myslimane të bashkohen kundër atyre që ai i përshkroi si “armiqtë tanë të vërtetë”, Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli.
Bllokimi i kartave SIM është bërë një nga mënyrat që autoritetet iraniane përdorin për të ndëshkuar kritikët dhe aktivistët e shoqërisë civile.
Shtetet e Bashkuara thanë se janë në dijeni për kërcënimet nga Forcat e Armatosura të Iranit për t’i futur mediat në gjuhën persiane, përfshirë Radion Farda të Radios Evropa e Lirë (REL), në një listë të shënjestrave të mundshëm ushtarakë.
Gjashtë muaj pasi sulmet ajrore amerikane dhe izraelite ndaj Iranit nisën një konflikt që ka tronditur tregjet e energjisë dhe ka penguar transportin global detar, ende nuk ka një fund të qartë të konfrontimit.
Shtetet e Bashkuara më 28 gusht ndërmorën hapa për të kufizuar edhe më shumë qasjen e Iranit në sistemin financiar global, duke shënjestruar një bankë në Emiratet e Bashkuara Arabe nën dyshimet se kanë lidhje me rrjetet bankare iraniane në hije
Fallahi, 24 vjeçe, u dënua me vdekje në korrik nga Dega 15 e Gjykatës Revolucionare të Teheranit, e drejtuar nga gjyqtari Abolqasem Salavati, nën akuzën për “baghi”, ose rebelim të armatosur, sipas HRANA-s.
Një film i paautorizuar iranian, i publikuar falas në YouTube, po nxit debat duke sfiduar hapur kufizimet ndaj grave që këndojnë dhe rregullat e detyrueshme të hixhabit në Iran.
Ekspertët amerikanë të sanksioneve thonë se fushata e re e administratës së presidentit amerikan, Donald Trump, për ta izoluar ekonomikisht Iranin, mund ta rrisë ndjeshëm presionin ndaj Teheranit, por vetëm nëse Uashingtoni i shoqëron kërcënimet e tij me veprime konkrete.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, tha se Shtetet e Bashkuara nuk e përjashtojnë përdorimin e forcës ushtarake kundër Iranit.
Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, njoftoi të hënën se Shtetet e Bashkuara kanë shtuar trysninë ndaj Teheranit duke e “nisur një ofensivë ekonomike kundër lidhjeve financiare të Iranit në mbarë botën”.
Këngëtarja iraniane, Hiwa Seyfizade, thotë se është dënuar me katër vjet burgim, mbi akuzat për “nxitje të korrupsionit dhe të prostitucionit”, pas arrestimit të saj në kompleksin kulturor Emarat-e Rooberoo, në Teheran, më 27 shkurt 2025.
Ekonomia tashmë e goditur e Iranit po shfaq sërish shenja tendosjeje derisa Uashingtoni po përgatitet të shpallë sanksione që zyrtarët amerikanë i kanë përshkruar si disa nga më të ashpra të vendosura ndonjëherë ndaj Teheranit.
Shfaq më shumë