Shtatë anëtarë të familjes Taeima janë në mesin e më shumë se dy milionë palestinezëve të kërcënuar nga zia e bukës në Gazë, pas më shumë se 19 muajsh luftë ndërmjet Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka dënuar valën “e neveritshme” të sulmeve vdekjeprurëse të Izraelit ndaj objekteve civile në Gazë, përfshirë ndaj një shkolle.
Një zyrtar i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë dënoi të hënën faktin që asnjë nga kamionët e agjencisë me ndihma mjekësore nuk u lejua të hynte në Rripin e Gazës që nga përfundimi i bllokadës nga Izraeli.
Ushtria izraelite tha se kishte në shënjestër militantët që operonin nga shkolla, raporton Associated Press.
Izraeli kreu sulme të ndara në Han Junis në jug, në Xhabalia në veri dhe Nuseirat në pjesën qendrore të Gazës, sipas mjekëve.
Sulmet izraelite në Gazë kanë shkaktuar të paktën 60 viktima në 24 orët e fundit, mes krizës humanitare dhe kritikave ndërkombëtare për bllokadën që po rrezikon miliona banorë nga uria ekstreme.
Megjithatë, këto furnizime nuk do t’i mbulojnë aspak mungesat e shkaktuara nga bllokada 11-javore, kanë thënë zyrtarët palestinezë.
Izraeli nisi të hënën të lejojë hyrjen e një numri të vogël të kamionëve me ndihma në Gazë për herë të parë pas 2 muajsh e gjysmë - duke thënë se ishte përballur me trysni ndërkombëtare për të hequr një bllokadë ndaj 2 milionë palestinezëve të territorit, që kishte nxitur frikë për zi buke.
Sasia e ndihmave që Izraeli ka nisur të lejojë të futen në Gazën e dërrmuar nga lufta nuk është aspak e mjaftueshme, dhe është “perde për të pretenduar se rrethimi [i territorit palestinez] ka përfunduar”, ka deklaruar të mërkurën grupi humanitar Mjekëve pa Kufij.
Izraeli ka nisur një ofensivë tjetër të madhe në Gazë gjatë ditëve të fundit, duke thënë se synon të kthejë dhjetëra pengje që mbahen nga Hamasi – i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga Bashkimi Evropian – dhe të shkatërrojë grupin palestinez.
Takimi historik i presidentit amerikan, Donald Trump, me presidentin e përkohshëm sirian, Ahmed al-Sharaa, në kryeqytetin saudit, Riad, nuk është pritur mirë nga mediat konservatore në Iran.
Për më shumë se një dekadë, Siria ka qenë ndër vendet më të izoluara të botës, e dërrmuar nga lufta civile, dështimi i ekonomisë dhe sanksionet e mëdha ndërkombëtare.
Shfaq më shumë