Dafina dhe Geresa Arifi, dy motra me rrënjë kosovare, të rritura në Gjermani, po hapin rrugën e golfit kosovar në arenën ndërkombëtare, duke përfaqësuar me krenari vendin e tyre dhe ëndrrën e fëmijërisë.
• Sot zhvillohet seanca e gjashtë e deklaratave përmbyllëse në rastin kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputetit, Rexhep Selimi në Gjykatën Speciale, me seli në Hagë.
Kushtetuta e Kosovës garanton barazi, por, sipas ekspertëve, procedurat gjyqësore zvarriten dhe presioni shoqëror i dekurajon gratë.
Të presësh në kolona në Prishtinë apo edhe në qytete të tjera, sikurse Fushë-Kosova, është kthyer në përditshmëri për qytetarët. Problemi i trafikut të rënduar është që një kohë të gjatë dhe pavarësisht premtimeve të autoriteteve, ai ende nuk është zgjidhur.
Mandatin e ri si kryeministër, Albin Kurti e nis në një kohë kur marrëdhëniet transatlantike janë të brishta dhe sfidat gjeopolitike të reja.
Së bashku me Shpend Lilën nga Qendra e Kosovës për Inovacion flasim për mungesën e domenit shtetëror, kufizimet në platforma dhe pagesa ndërkombëtare, si dhe ndikimin që këto sfida kanë në zhvillimin e teknologjisë dhe ekonomisë në Kosovë.
Kosovën, përvjetori jubilar e gjen me pasiguri e dilema, që e sfidojnë çdo “të rritur”, por edhe me arritje e fitore, që i japin të drejtën të mburret.
Albin Kurti nis mandatin e tretë si kryeministër i Kosovës në një kohë sfidash të thella ndërkombëtare dhe gjeopolitike. Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë shihet si kyç për të siguruar besimin e aleatëve dhe përparimin e Kosovës drejt BE-së.
Qeveria e re e Albin Kurtit, e votuar më 11 shkurt në Kuvendin e Kosovës, përbëhet nga gjithsej 19 ministri – apo katër më shumë se kabineti i vitit 2021.
Dita e pestë e deklaratave përmbyllëse në gjyqin kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputetit, Rexhep Selimi në Gjykatën Speciale, me seli në Hagë.
Zyrtarë të Listës Serbe, përmes një deklarate, kundërshtuan integrimin e institucioneve të shëndetësisë dhe arsimit në mjediset serbe në Kosovë – që funksionojnë sipas sistemit të Serbisë – pa lehtësime për qytetarët. Ata kërkuan që kjo çështje të trajtohet në dialogun e Brukselit.
Ndonëse jo pak tronditëse, pamjet e dhunës fizike mes një mësimdhënësi dhe një nxënësi këtë javë në Kosovë nuk ishin diçka e paparë për shoqërinë. Për shuplaka e forma tjera të dhunës në shkollat kosovare flitet vazhdimisht. Si mund t’i jepet fund kësaj forme të “disiplinimit” të nxënësve?
Shfaq më shumë