Raportimet për një rishikim të pranisë ushtarake amerikane në Evropë, duke përfshirë Kosovën, po shtohen. Pentagoni nuk e konfirmon dhe as mohon ndonjë plan të mundshëm, duke lënë të hapur pyetjen për stabilitetin në KFOR.
Kosova ofron bukuri natyrore, trashëgimi me potencial për turizëm, por mungesa e infrastrukturës shfaqet shpesh si pengesë për turistët. Në podkastin 5 pyetje flasim me njohësin e zhvillimit të turizmit, Esad Islami, rreth potencialit turistik të Kosovës për nxitje të investimeve të reja.
Hashim Thaçi, Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi, të akuzuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës për pengim të drejtësisë, rideklaruan pafajësinë e tyre në seancën e parë për këtë rast, më 27 shkurt.
Sikur të mos mjaftonin një palë zgjedhje të parakohshme dhjetorin e vitit të kaluar, dhe një vit i plotë i humbur legjislativ – siç ishte 2025 - partitë politike në Kosovë rrezikojnë të nisin fushatë zgjedhore përsëri brenda disa javësh.
Raportimet për një rishikim të pranisë amerikane në Evropë - përfshirë Kosovën - po shtohen. Pentagoni nuk konfirmon e as mohon ndonjë plan, duke lënë të hapur pyetjen: a mund ta mbajë Evropa stabilitetin në KFOR nëse trupat amerikane reduktohen?
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës ka nisur gjykimin për rastin kundër pengimit të drejtësisë.
Kur Kosova paguan deri në 800 euro për të transportuar një megavat-orë (MWh) energji, qytetarët nuk paguajnë vetëm për rrymën që u shkon në prizë.
Vjosa Osmani presidente edhe një mandat? Dikush që i shkon për shtati kryeministrit Albin Kurti? Një figurë konsensuale? Të gjitha diskutimet e mundshme po bëhen këto ditë në Kosovë se kush duhet ta marrë pozitën e presidentit për pesë vjetët e ardhshëm, por askush nuk flet përtej.
Ligji për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve Ngjitëse në Kosovë kërkon që çdo fëmijë që regjistrohet në çerdhe apo shkolla, të pajiset me dëshmi të vaksinimit. Por, komentet e disa nënave sugjerojnë se ky kriter nuk po respektohet plotësisht.
Anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE) pa të drejtën e vetos. Kjo ide po diskutohet në mesin e zyrtarëve evropianë, por jo publikisht.
Edhe gjashtë ditë pune kanë mbetur nga afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës, por në vend të emrave dhe marrëveshjeve konkrete, dominon paqartësia.
Dhënia e kompetencave ekzekutive përmes Asociacionit të komunave me shumicë serbe, si model për integrimin e arsimit dhe shëndetësisë në sistemin e Kosovës, është, sipas politikanes nga Kosova, Rada Trajkoviq, opsioni i vetëm për mbijetesën e qëndrueshme të komunitetit serb.
Shfaq më shumë