Kosova duket se po rrëshqet sërish drejt zgjedhjeve të parakohshme - jo si rezultat i një domosdoshmërie demokratike, por si pasojë e një dështimi të vazhdueshëm politik për të ndërtuar konsensus dhe për të funksionalizuar institucionet.
Radio Evropa e Lirë ka gjetur se emri i Ilia Uvarovit, shefit të ri të Zyrës Ndërlidhëse të Rusisë në Prishtinë, figuron në një databazë të publikuar nga organizata ukrainase Molfar, ku përfshihen persona që dyshohet se kanë lidhje me shërbimet sekrete ruse.
Tregje të gjelbra në gjendje të mjerueshme, objekte pothuajse të shkatërruara. Në këtë fotogaleri mund të shihni pamje të gjendjes së rëndë të objekteve, që gjenden në zemër të Prishtinës, që janë lënë pas dore dhe janë braktisur.
Edhe pse pretendon neutralitet ushtarak, Serbia është ushtria më e shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor. Vetëm në vitin 2024, shpenzoi 2.2 miliardë dollarë.
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë mbetet i lidhur me zhvillimet në Lindjen e Mesme, por Qeveria thotë se po ndërhyn për ta mbajtur situatën nën kontroll.
Finlanda kryeson botën për lumturi për të nëntin vit radhazi. Ndërkohë, Kosova renditet e 16-ta në botë, duke u pozicionuar në mesin e vendeve me nivel të lartë të lumturisë.
Serbia ka futur raketat kineze në arsenalin e saj dhe Ballkani nuk është më i njëjtë. Me aftësi ajër-tokë dhe rreze prej qindra kilometrash, këto armë e vendosin Serbinë në krye të rajonit për kapacitete të tilla ushtarake. Ekspertët paralajmërojnë se ky zhvillim mund të ketë pasoja zinxhirore.
Masat ndëshkuese që Bashkimi Evropian ia vendosi Kosovës në qershorin e vitit 2023, u hoqën përfundimisht vetëm në mars të këtij viti, ani pse drita e gjelbër u dha në fund të dhjetorit të vitit 2025.
Ligji për të huajt dhe ai për automjete nisën të zbatohen në Kosovë më 15 mars, por qytetarët të cilët preken prej tyre duket se kanë ende plot paqartësi.
Një draft-udhëzim i ri i Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës, që synon të zgjerojë qasjen e saj në të dhënat penale të qytetarëve, ka ngritur shqetësime serioze për cenimin e privatësisë, shkeljen e ligjit dhe rrezikun e politizimit të informacioneve të ndjeshme.
Viteve të fundit, mësimdhënësit, policët, mjekët dhe çdo punonjës tjetër i sektorit publik kanë marrë paga më të ulëta se ato që u takonin, për shkak të një ndryshimi ligjor antikushtetues që reduktoi shpërblimin për përvojën e punës.
Uniteti, lufta për një pozitë më të mirë të komunitetit serb në Kosovë dhe perceptimi ndryshe i rrethanave politike.
Shfaq më shumë