Punëtorë të kombinatit Trepça - ndërmarrje minerare në Kosovë - përballen me mospagesë të kontributeve pensionale tash e sa vite, pavarësisht se ato u zbriten nga paga çdo muaj.
Nenad Rashiq e përshkruan pushtetin në Serbi si “diktaturë në veprim” dhe e lidh mbështetjen e tij për studentët protestues me kundërshtimin ndaj regjimit të Aleksandar Vuçiqit.
Në Kosovë, komunitetet joserbe mbajnë shpesh peshën vendimtare të formimit të qeverive, por banorët thonë se kjo rëndësi nuk u kthehet në përfitime konkrete. Nga Reçani në Fushë Kosovë, ata flasin për premtime të përsëritura, mungesë investimesh dhe përfaqësim që rrallë sjell ndryshim real.
Më 7 qershor, Kosova voton sërish - për herë të tretë brenda më pak se një viti e gjysmë. Në lojë, kësaj radhe, nuk është vetëm pushteti, por edhe vetë aftësia e shtetit për të dalë nga kriza.
Premtime për energjinë, pensionet, pagat, sigurinë dhe raportet me aleatët. Katër parti, katër qasje për të ardhmen e Kosovës. Cilat ishin zotimet e LVV-së, PDK-së, LDK-së dhe Aleancës në katër fusha të ndryshme?
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian (BE) dhe ata të Ballkanit Perëndimor janë mbledhur të premten në Mal të Zi për samitin e nivelit të lartë, në fokus të të cilit pritet të jetë zgjerimi i bllokut evropian.
Në kuadër të një mase të quajtur “Mbështetja e Mërgatës”, Qeveria në detyrë e Kosovës vendosi më 26 maj për mbështetjen e kompanive ajrore për linjat që lidhin vendin me destinacionet nga ku më së shumti vjen diaspora e vendit.
Ndërsa Lista Serbe i cilëson si “referendum” zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit në Kosovë, Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë është angazhuar në terren për t‘i bindur serbët e zhvendosur që të votojnë për këtë parti, të cilën e mbështet edhe Beogradi zyrtar.
Kosova vazhdon të mbetet vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor i papërfshirë në projektet që zgjerojnë ndikimin energjetik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në rajon.
Çfarë ndodhi me dosjet e Drejtorisë të Sigurimit Shtetëror (UDB) pas shpërbërjes së Jugosllavisë dhe pse përmbajtja e tyre vazhdon të jetë, edhe më shumë se tre dekada më vonë, objekt debatesh?
Burgimi i përjetshëm ndëshkon rëndë, por nuk e rikthen humbjen dhe as nuk garanton drejtësi të plotë për viktimat.
Jo çdo video që duket reale është e vërtetë. Gjithnjë e më shumë video, por edhe fotografi, po realizohen me ndihmën e inteligjencës artificiale (IA) në prag të zgjedhjeve në Kosovë, në përpjekje për të manipuluar opinionin. Pse besohet përmbajtja e manipuluar, dhe si mund të dallohet?
Shfaq më shumë