Po ashtu, autoritetet shëndetësore në Rripin e Gazës thanë se më shumë se 87.000 persona janë plagosur gjatë luftimeve.
Përpjekjet diplomatike për armëpushim në Gazë kishin ngecur në javët e fundit, por ato u ringjallën me vendimin e Izraelit për ta shqyrtuar përgjigjen e Hamasit.
Kur Armenia njoftoi më 21 qershor se e njohu zyrtarisht shtetin palestinez, u thirr në “situatën katastrofike humanitare në Gazë dhe konfliktin e vazhdueshëm ushtarak” atje.
Irani ka paralajmëruar se “të gjitha frontet e rezistencës” – një grup i Iranit dhe i aleatëve të tij rajonalë – do të përballeshin me Izraelin, nëse ai sulmon Libanin.
Bashkimi Evropian ka ngrirë asetet dhe ka vendosur ndalesa të udhëtimit për disa individë dhe kompani, të cilat akuzohen se po ndihmojnë financiarisht Hamasin, grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe blloku evropian.
Javëve të fundit është rritur frika për një luftë në shkallë të plotë mes Izraelit dhe Hezbollahut, teksa palët kanë intensifikuar kërcënimet.
Derisa luftimet ndërmjet Izraelit dhe Hamasit vazhdojnë, shumë fëmijë palestinezë po vuajnë nga kequshqyerja, si pasojë e mungesës së ushqimit dhe gjërave elementare për jetesë.
Tanket izraelite po ashtu kanë avancuar në perëndim të Rafahut, që gjendet në jug të Rripit të Gazës.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, tha se është e nevojshme që Izraeli të shmangë hapjen e një fronti të dytë kundër grupit militant libanez, Hezbollah.
Mbyllja e pikëkalimit në Rafah mes Egjiptit dhe Gazës ka pamundësuar evakuimet mjekësore të së paku 2.000 pacientëve, tha një zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), duke bërë thirrje që Rafahu dhe rrugë të tjera të rihapen.
Sulmet e fundit izraelite nga toka, ajri dhe deti, po detyrojnë më shumë banorë që të zhvendosen nga qyteti i Rafahut.
Porti i përkohshëm i ushtrisë amerikane në Gazë pritet të rinisë operimin më 20 qershor për të mundësuar dërgimin e ndihmave të nevojshme humanitare për palestinezët, thanë dy zyrtarë amerikanë.
Shfaq më shumë