Shuma që besohet se u është vjedhur kursimtarëve të Kosovës nga bankat e ish-Jugosllavisë, është 500 milionë marka, tha për Radion Evropa e Lirë, Flamur Keqa, udhëheqës i Institutit për Banka dhe Financa.
Zgjedhjet nuk kanë elemente të statusit neutral, sepse mbahen sipas një ligji të caktuar, thotë në intervistën për Radion Evropa e Lirë, Naim Rashiti, analist i Grupit të Ballkanit për Politika.
"Ata që pretendojnë se po e mbrojnë një vijë reale të islamit, për mendimin tim janë duke e bërë të kundërtën", tha për Radion Evropa e Lirë, Xhabir Hamiti, kryetar i deritanishëm Kuvendit të BIK-ut.
Qëllimi i programit studimor të Universitetit Amerikan të Kosovës, është krijimi i liderëve të së ardhmes, të cilët nesër duhet ta ndihmojnë zhvillimin e shtetit të tyre, thotë Radion Evropa e Lirë, presidenti i AUK-ut, Winfred Thompson .
Degradimi i Kosovës në procesin e negociatave me Serbinë, nuk po merr fund, thotë në intervistën dhënë Radios Evropa e Lirë, Ilir Deda, drejtor ekzekutiv në Institutin KIPRED.
Aty ku KQZ-ja, nuk mund të jetë fizikisht OSBE-ja në shumicën e rasteve do të luajë rolin e postierit, sikurse për pjesën e votimit jashtë Kosovës, thotë për për Radion Evropa e Lirë, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka.
Sektori privat në Kosovë ballafaqohet me barriera të ndryshme për zhvillimin e aktiviteteve të tyre. Ndërsa, krimi i organizuar dhe haraçi po dëmtojnë në masë të madhe këtë sektor, thotë për Radion Evropa e Lirë, kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini.
Vendimet e Tribunalit kur të akuzuarit janë shpallur të pafajshëm, kanë nxitur disa në Ballkanin Perëndimor, të vënë në pikëpyetje punën e Gjykatës së Hagës, tha për Radion Evropa e Lirë, prokurori Serge Brammertz.
Tragjedia më e madhe është se për herë të parë shqiptarët po migrojnë duke qenë vetëqeverisës, duke e pasur vetë vendin e tyre në dorë, thotë në intervistën për Radion Evropa e Lirë, sociologu Shemsi Reçica.
Interesi i Kosovës është që Projektligji për amnisti të kalohet, dhe LDK-ja është duke u angazhuar që ai projektligj të kalojë. Kështu thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Arben Gashi.
Shfaq më shumë