"Vetë procesi i dialogut politik duhet të minimizojë interesat individuale apo ato grupore të cilat dëmtojnë interesat e përgjithshme të vendit", thotë në një intervistë për REL, Fatmir Besimi, zëvendëskryeministër i Maqedonisë për integrime evropiane.
Ministri për Integrime Evropiane i Kosovës, Bekim Çollaku, në intervistën për Radion Evropa e Lirë, thotë se Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit shumë shpejt do të aprovohet nga ana e Këshillit të Bashkimit Evropian.
Në Kosovë veprojnë shumë shërbime inteligjente që ndikojnë në spastrimin e trurit të të rinjve të Kosovës, për t’i dërguar të luftojnë në Siri, thotë në intervistën për Radion Evropa e Lirë, kryeimami i Kosovës, Sabri Bajgora.
Mosmarrëveshjet në Listën Serbe janë më shumë se plasaritje. Ky është një konflikt politik, të cilin Beogradi me shumë sukses po e kontrollon, thotë në intervistën për REL, njohësi i çështjeve politike, Dushan Janjiq.
Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, tha se është e bindur që vetëm puna e saj si kryetare i ka penguar dikujt ose ka qenë shkak të iniciojë planet për ekzekutimin e saj.
Në Kosovë janë ende 128 zona të prekuara nga minat dhe mjetet tjera të pashpërthyera, apo 12 milionë metra katrorë të minuara, thotë Ahmet Sallova, shef i Qendrës Koordinuese për Deminim në Ministrinë e FSK-së.
Evropa mund të marrë shembuj të zgjidhjes së problemeve me pakicat në Ballkan, duke aplikuar shembuj të suksesshëm, thotë deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Riza Halimi.
Në intervistën për Radion Evropa e Lirë, Donjeta Kelmendi, drejtoreshë e Koalicionit të Organizatave Joqeveritare për Mbrojtjen e Fëmijëve, thekson nevojën e miratimit të ligjit për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.
Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Avokati i Popullit Hilmi Jashari, theksoi se nuk ka promovim të mjaftueshëm të të drejtave të komunitetit LGBT, si dhe në sistemin e mbrojtjes ka mjaft pengesa.
"Atletika është dhe do të jetë mbretëreshë e sporteve, por fatkeqësisht në Kosovë nuk kuptohet kështu", thotë në intervistën për Radion Evropa e Lirë, Halil Sylejmani, kryetar i Federatës së Atletikës së Kosovës.
Asociacioni apo Bashkësia e komunave me shumicë serbe, gjithsesi që do të ketë kompetenca ekzekutive, por jo një autonomi të veçantë brenda Kosovës, thotë në intervistën për REL, Aleksandar Jablanoviq.
"Lista Serbe do ta votojë amendamentin kushtetues për themelimin e Gjykatës Speciale, por nuk do të votojë për themelimin e FAK-ut, në formën që ekzistojnë propozimet tash për tash", thotë Branimir Stojanoviq.
Shfaq më shumë