“Rritja ekonomike, as duhet dhe as mund të bazohet në Qeveri apo në institucionet publike, por duhet të vijë nga sektori privat”, thotë për REL, drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka.
Kryetari i Bashkësisë Islame në Maqedoni, Sulejman Rexhepi thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se në Republikën e Maqedonisë nuk ka veprime radikale të cilat e shqetësojnë shoqërinë.
Kosova nuk ka rrezik të lartë nga grupi militant Shteti Islamik, sepse ky grup sulmon shtetet me ndikim në marrëdhëniet ndërkombëtare, thotë për REL, Florian Qehaja, drejtor i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë.
Judy Dempsey, bashkëpunëtore e lartë në Institutuin Carnegie Europe dhe kryeredaktore e blogut Strategic Europe, ka folur për rezultatet e referendumit grek dhe për atë se çfarë do të thonë ato për Bashkimin Evropian.
Senatori republikan i Shteteve të Bashkuara, Roger Wicker, thotë në një intervistë ekskluzive për Radion Evropa e Lirë se ISIS-i është një “kancer shumë i rrëzikshëm”, që duhet të mposhtet ushtarakisht.
"Dyshimet për kinse krime të kryera në Kosovë gjatë luftës së fundit janë ndërkombëtare, por ato duhet të shqyrtohen në Kosovë", thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj.
James Hooper, ekspert i çështjeve të Ballkanit, thotë se dështimi i miratimit të legjislacionit për Gjykatën e Posaçme për Krime Lufte në Kosovë, dëmton rëndë marrëdhëniet me SHBA-në.
“Mungesa e qasjes serioze ndaj investitorëve të huaj të cilët e kanë shtrirë kapitalin e tyre në Kosovë ka rrezik largimin e tyre nga vendi ynë", tha në një intervistë pë Radion Evropa e Lirë, drejtori Ekzekutiv i Këshillit të Investitorëve Evropian, Shpend Balija.
"Incidentet e muajve të fundit në veri të Kosovës, kanë dërguar mesazhe jo të mira dhe po i brengosin qytetarët në atë pjesë të vendit", thotë Adrijana Hoxhiq, shefe e Zyrës Administrative të Qeverisë së Kosovës në veri.
Ish-ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Lubomir Fërçkoski, ka analizuar zhvillimet në Maqedoni, veçmas prapavijën e konfliktit të armatosur në Kumanovë, dhe ka akuzuar Qeverinë për nxitje të tensioneve etnike.
Shfaq më shumë