Lojërat Olimpike Parisi 2024 janë të parat ku pjesëmarrja e grave dhe e burrave është e barabartë.
Serbia prin me më së shumti medalje të fituara në Olimpiada ndër vendet e rajonit, e ndjekur nga Kosova. Shqipëria dhe Bosnje e Hercegovina vazhdojnë të jenë në kërkim të medaljes së parë olimpike.
Prej ishujve të vegjël, deri te shtetet e mëdha: Këto vende kanë më së shumti medalje për të ndarë mes banorëve të tyre.
Në mesin e vendeve me popullsi prej më shumë se 1 milion banorësh, Sllovenia renditet e para për nga numri i atletëve që garojnë në Lojërat Olimpike Parisi 2024, e ndjekur nga Zelanda e Re dhe nga Irlanda.
Në korrikun e 2024-tës, Alyaksandr Lukashenka shënoi 30-vjetorin e marrjes së postit të presidentit në Bjellorusi. Më jetëgjatë në pushtet se ai është vetëm homologu i tij taxhik, Emomali Rahmon. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Lendi Susuri)
Korridori i Mesëm – një rrugë tregtare prej 6.500 kilometrash, e cila lidh Kinën me Evropën përmes Azisë Qendrore dhe Kaukazit – është zgjeruar që prej pushtimit të Ukrainës nga Rusia. (Përgatiti: Trim Haliti)
Dhomat e Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, Holandë, deri më tani kanë shpallur dy aktgjykime për krime lufte, dhe dy të tjera për pengim në administrim të drejtësisë.
Tani, sipas të dhënave të regjistrimit të vitit 2024, popullsia del të jetë ndjeshëm më e vogël sesa në vitin 2011.
Qershori është muaji i dymbëdhjetë radhazi gjatë të cilit temperatura globale ka qenë për 1.5 gradë celsius më e lartë sesa nivelet mesatare paraindustriale. Më 2023, temperatura globale ishte për 1.64 gradë mbi mesataren. (Përgatiti: Trim Haliti)
Suedia është anëtarja më e re e Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), së cilës iu bashkua më 7 mars 2024. Fqinja e saj, Finlanda, u inkuadrua në aleancën ushtarake në prillin e vitit 2023.
Që nga shpallja e pavarësisë, Kosovën e kanë vizituar gjithnjë e më shumë vizitorë të huaj. Vitin e kaluar, numri i vizitorëve e kaloi për herë të parë shifrën 300 mijë.
Përqindja e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) që është ndarë për mbrojtje.
Shfaq më shumë