Ndërlidhjet

Pjesëmarrja në zgjedhjet lokale, sipas komunave


Fotografi ilustruese.
Fotografi ilustruese.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë ka bërë të ditur se dalja në zgjedhjet lokale të 12 tetorit është 39.47 për qind.

Kjo shifër është më e ulët në krahasim me rundin e parë të zgjedhjeve lokale të mbajtura më 2021, kur ishte regjistruar pak mbi 43 për qind pjesëmarrje në zgjedhje.

KQZ-ja ka bërë të ditur procesi zgjedhor ka shkuar mirë, pa incidente të mëdha.

Zytarë të saj kanë konfirmuar se menjëherë do të nisë numërimi i votave për kandidatët për kryetarë komunash, ndërsa më pas për asambletë komunale.

Sipas të dhënave të KQZ-së, në këto zgjedhje të drejtë vote kanë pasur 2.069.098 qytetarë.

Rreth 44.000 prej tyre kanë mundur të votojnë me postë nga jashtë vendit në periudhën 17 shtator – 11 tetor.

Qëndroni me ne

XS
SM
MD
LG