Produktet e falsifikuara në emër të markave të njohura janë shumë të përhapura në tregun e Kosovës, ndonëse mijëra prej tyre konfiskohen çdo vit. Sipas ekspertëve të fushës, falsifikimi është sofistikuar ndër vite së bashku me metodat e futjes së këtij malli brenda Kosovës.