Kompania Affinity Partners ka njoftuar se tashmë është i pasigurt fati i projektit për ndërtimin e një hoteli luksoz në vendin ku sot ndodhet kompleksi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë jugosllave, në qendër të Beogradit.
Delegacionet nga Rusia dhe Ukraina do të takohen për bisedime të drejtpërdrejta për paqe për herë të parë pas më shumë se tre vjetësh në Stamboll. Megjithatë, përbërja e tyre do të jetë në nivel teknik, pasi presidenti rus, Vladimir Putin, ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë.
Për më shumë se një dekadë, Siria ka qenë ndër vendet më të izoluara të botës, e dërrmuar nga lufta civile, dështimi i ekonomisë dhe sanksionet e mëdha ndërkombëtare.
Për të katërtën herë, Edi Rama, pritet të jetë kryeministër i Shqipërisë. Numërimi i votave e konfirmoi fitoren e thellë të Partisë Socialiste, e cila siguroi 83 deputetë. Kështu, PS-ja mund ta formojë e vetme Qeverinë e re, pas pasur nevojë për koalicione.
Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, tha se Costa po e viziton vendin ballkanik në një kohë vendimtare për synimet e Podgoricës për t’u bërë pjesë e BE-së.
“Le ta vazhdojmë punën së bashku në reformat evropiane. Shqipëria e ka vendin në BE!” shkroi von der Leyen në X.
Udhëheqësit e komunitetit rom në Moldavi i thanë në Kishinau ministres belge të Azilit dhe Migracionit, Anneleen Van Bossuyt, se ajo “nxit racizmin” kur deklaron se qytetarë moldavianë të etnisë rome shkojnë në Belgjikë dhe kërkojnë azil vetëm për të përfituar para dhe ndihma të tjera.
Mali i Zi dhe Ukraina kanë harmonizuar tekstin e një marrëveshjeje për bashkëpunim dhjetëvjeçar në fushën e sigurisë, e cila pritet të nënshkruhet nga kryeministri Milojko Spajiq dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është takuar të mërkurën me presidentin e ri të përkohshëm të Sirisë, Ahmad al-Sharaa, një ish-udhëheqës i kryengritësve, që kaloi vite i burgosur nga forcat amerikane pasi u kap në Irak.
Papritur, Ukraina dhe Rusia po përgatiten për bisedimet e para të drejtpërdrejta të paqes që nga pranvera e vitit 2022, kur negociatat që nisën menjëherë pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Moska u ndërprenë.
Bashkimi Evropian ka përshëndetur zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, duke vlerësuar se procesi u menaxhua në mënyrë transparente, ndërsa dita e zgjedhjeve thuhet se ishte e qetë dhe mirë e organizuar.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, mbërriti në kryeqytetin saudit, Riad, më 13 maj, duke shënuar fillimin e një udhëtimi katër ditor në rajonin e Gjirit Persik, që do ta çojë atë në Katar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Shfaq më shumë