Presidenti Volodymyr Zelensky e propozoi të hënën zëvendëskryeministren e parë, Yulia Svyrydenko, për ta zëvendësuar Shmyhalin.
Ministrat e Jashtëm të 27 vendeve anëtare të BE-së takohen sot në Bruksel, pas një marrëveshjeje të re për ndihmat në Gazë, e cila është arritur kryesisht nga Kallas dhe ministri i jashtëm izraelit, Gideon Saar.
Ushtria ukrainase po i pëson humbjet e veta më të mëdha në zonat e Kostiantinivkës dhe Pokrovskut, në rajonin e Donjeckut, ku betejat po intensifikohen.
Në njërën prej deklaratave më provokative prej nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë në fund të muajit të kaluar se “ku shkel këmba e ushtarit rus – ajo tokë është e jona”.
Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se do t'i shesë armë NATO-s, që ato të transferohen më pas në Ukrainë. Megjithatë, ai i dha Rusisë - e cila po avancon në fushën e betejës - edhe 50 ditë kohë për të pranuar një armëpushim.
Presidenti republikan e bëri këtë njoftim gjatë një takimi në Zyrën Ovale me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.
Qyteti i Kostiantinivkës konsiderohet objektiv kyç për ofensivën e vazhdueshme ruse në rajonin e Donjeckut, në Ukrainë. Teksa shumica e civilëve tashmë janë evakuuar, trupat ukrainase po patrullojnë rrugët e boshatisura në përpjekje për t’u vetëmbrojtur, duke i rrëzuar dronët në ardhje.
Publikisht, Pekini e paraqet veten si palë neutrale në luftën e shkaktuar nga pushtimi rus i Ukrainës. Por, prapa skenave, kjo mund të jetë ndryshe.
Armët e prodhimit amerikan janë vendimtare për mbrojtjen e Ukrainës – por vonesat në mbështetjen amerikane po rrisin shqetësimet në vijën e frontit.
Komiteti për Trashëgiminë Botërore i UNESCO-s, në mbledhjen e 47-të në Paris, miratoi një amendament të propozuar nga përfaqësuesit maqedonas, me të cilin kërkohet shtyrja e futjes së rajonit të Ohrit në Listën e Vendeve të Trashëgimisë Botërore në Rrezik.
Roman Starovoit është shkarkuar nga detyra me vendim të presidentit rus, Vladimir Putin më 7 korrik. Trupi i tij i vdekur është gjetur disa orë më vonë. Hetuesit besojnë se vetëvrasja mund të ketë qenë shkaku.
Eksperti i aviacionit ushtarak, Justin Bronk, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se ndërtimi i anijes eksperimentale nga Kina vë në pah gatishmërinë e Pekinit për të provuar pothuajse gjithçka në kërkim të përparësive taktike ndaj rivalëve dhe armiqve të vet.
Shfaq më shumë