Ndërlidhjet

UNESCO i jep Maqedonisë së Veriut edhe një shans për Ohrin

Kisha e Shën Gjonit afër liqenit të Ohrit.
Kisha e Shën Gjonit afër liqenit të Ohrit.

Komiteti për Trashëgiminë Botërore i UNESCO-s, në mbledhjen e 47-të në Paris, miratoi një amendament të propozuar nga përfaqësuesit maqedonas, me të cilin u kërkua shtyrja e futjes së rajonit të Ohrit në Listën e Vendeve të Trashëgimisë Botërore në Rrezik.

Me këtë, autoritetet maqedonase morën kushte të reja - që deri më 1 shkurt të vitit 2026 të dorëzojnë një raport për masat e ndërmarra për mbrojtje.

Amendamenti u dorëzua nga delegacioni maqedonas, i cili kërkoi të tërhiqet Projektvendimi që propozon qartazi regjistrimin e rajonit si të rrezikuar.

Komiteti diskutoi për herë të tretë për statusin e Ohrit, në rrethana kur 39 organizata të shoqërisë civile nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kërkuan që ai të regjistrohet në Listën e Vendeve të Trashëgimisë Botërore në Rrezik, me arsyetimin se kjo do t’i hapte rrugë një procesi të rehabilitimit, nën mbikëqyrjen e vazhdueshme të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë - UNESCO.

Pas votimit, përfaqësuesit e tyre thanë se janë “të neveritur nga vendimi”, por se do të vazhdojnë të luftojnë për mbrojtjen e rajonit të Ohrit.

Qyteti i Ohrit
Qyteti i Ohrit

Pavarësisht tri misioneve të ekspertëve dhe paralajmërimeve tash e dy dekada, ata theksojnë se Komiteti sërish nuk e miratoi rekomandimin për ta futur Ohrin në Listën e Vendeve të Trashëgimisë Botërore në Rrezik.

Organizatat e shoqërisë civile besojnë se një gjë e tillë shpërblen neglizhencën institucionale dhe minon vetë parimet e konventës së UNESCO-s.

“Ne besojmë se vendimi i Komitetit tradhtoi parimet mbi të cilat u formua dhe minoi - në mënyrë aktive - vetë thelbin e Konventës së Trashëgimisë Botërore”, thanë përmes një deklarate organizatat e shoqërisë civile.

Pas vendimit, ato bënë thirrje që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria ta shfrytëzojnë me përgjegjësi këtë mundësi, “duke i ndalur menjëherë të gjitha projektet shkatërruese” dhe “duke treguar përkushtim të vërtetë për ruajtjen e vlerave unike të rajonit”.

Çfarë do të thoshte vendosja e Ohrit në Listën e Vendeve të Trashëgimisë Botërore në Rrezik?

Nëse Komiteti do ta vendoste Ohrin në Listën e Vendeve të Trashëgimisë Botërore në Rrezik, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do të obligoheshin të krijonin një plan të posaçëm masash korrigjuese, për ta rikthyer Ohrin në “gjendjen e dëshiruar të ruajtjes”, thotë për Radion Evropa e Lirë Iskra Stojkovska, nga organizata Front 21/42, e cila është në mesin e atyre që kërkojnë që Ohri të vendoset në atë listë.

"Kjo do të thoshte që shteti duhet të miratojë një sërë masash të sakta korrigjuese, që do të çonin nga gjendja aktuale në gjendjen e dëshiruar të vlerave. Kjo do ta vinte shtetin nën një trysni shumë më të madhe nga UNESCO-ja, por, gjithashtu, ai do të fitonte qasje në fonde shtesë”, thotë Stojkovska.

Përveç kësaj, ministrat e Mbrojtjes së Mjedisit dhe të Kulturës do të duhej të miratonin një ndalesë të veçantë për kryerjen e aktiviteteve të ndryshme në zonën e mbrojtur.

Kjo parashihet edhe me Ligjin për Menaxhimin e Trashëgimisë Botërore Natyrore dhe Kulturore.

Liqeni i Ohrit
Liqeni i Ohrit

Sesioni i 47-të i Komitetit të Trashëgimisë Botërore filloi më 6 korrik në selinë e UNESCO-s në Paris, ku vazhdojnë diskutimet nëse disa vende të trashëgimisë botërore, përfshirë rajonin e Ohrit, duhet të përfshihen në Listën e Vendeve të Trashëgimisë Botërore në Rrezik.

Në dokument, UNESCO kërkoi që Maqedonia e Veriut të forcojë menjëherë mbrojtjen e Kënetës së Studençishtës, t’i ndalojë të gjitha aktivitetet ndërtimore aktuale dhe të planifikuara në afërsi të saj, përfshirë kompleksin hotelier “Gorica”, dhe të rishikojë draft-ligjin për shpalljen e kënetës park natyror.

Qëllim thuhet se është harmonizimi i ligjit me standardet e Bashkimit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN) dhe me konstatimet e misionit monitorues të UNESCO-s nga viti 2024.

Në vend të mbrojtjes, heshtje dhe akuza të ndërsjella

Por, pavarësisht asaj që thuhet në Projektvendim, Qeveria maqedonase njoftoi se do t’u kërkojë përfaqësuesve të institucioneve maqedonase që marrin pjesë në mbledhjen e UNESCO-s, të propozojnë një amendament për tërheqjen e propozimit.

Në ditët para votimit, partitë shkëmbyen akuza: Qeveria akuzoi Qeverinë e mëparshme për neglizhencë sistematike, ndërsa opozita pretendoi se Qeveria aktuale nuk ka ndërmarrë asnjë masë thelbësore.

E, sipas organizatave të shoqërisë civile, autoritetet lokale dhe qendrore për vite me radhë kanë lejuar ndërtime të pakontrolluara dhe kanë injoruar rekomandimet e UNESCO-s.

“Ne kemi punuar në Ohër që 11 vjet dhe nuk ka asnjë ndryshim midis qeverisjes lokale dhe asaj qendrore, asnjë ndryshim se cila parti qeveris në cilin nivel... Grindjet mes tyre se kush është fajtor tregojnë vetëm se ata nuk kanë lëvizur asnjë milimetër”, thotë Stojkovska.

"Fekale gjithandej": Liqeni i Ohrit rrezikon ta humbë statusin në UNESCO
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:01:59 0:00

Shtatëmbëdhjetë organizata nga Maqedonia e Veriut, 13 nga Shqipëria dhe një rrjet evropian prej 15 organizatash kërkuan nëpërmjet një letre nga Komiteti që rajoni i Ohrit të vendoset në Listën e Vendeve të Trashëgimisë Botërore në Rrezik.

Organizatat maqedonase përfshijnë: Eco Logic, Transparency International - Macedonia, Ohrid SOS dhe Institutin Societas Civilis për Demokraci.

Nga Shqipëria janë, mes tjerave, Fondacioni H2O dhe Aktiv Mobiliti.

Organizata nga Republika Çeke, Kroacia, Serbia, Bullgaria kërkojnë gjithashtu mbrojtjen e Ohrit.

Ato thonë se për shkak të moszbatimit të të gjitha planeve dhe projekteve të mëparshme për mbrojtje dhe për shkak të “shkatërrimit”, Ohri po humbet autenticitetin e tij.

“Ne i kërkojmë Komitetit të Trashëgimisë Botërore, në sesionin e tij të 47-të në Paris, që të mbrojë dhe ruajë rajonin e Ohrit për të gjitha brezët e ardhshëm, duke miratuar Projektvendimin për përfshirjen e tij në Listën e Vendeve të Trashëgimisë Botërore në Rrezik”, thuhet në deklaratën e tyre të përbashkët.

Ato kujtojnë se alarmet e para për urbanizimin e tepërt dhe degradimin e Ohrit iu dërguan UNESCO-s që në vitin 1998 dhe shtojnë se, pavarësisht rekomandimeve nga misionet e ekspertëve në vitet 2017, 2020 dhe 2024, nuk është ndërmarrë gati asgjë thelbësore.

Projektet infrastrukturore që rrezikojnë edhe më shumë rajonin, vazhdojnë, si: autostrada A2 dhe hekurudha e Korridorit 8.

Kërkesat për vlerësimin strategjik mjedisor dhe vlerësimin e ndikimit në trashëgimi, gjithashtu, nuk janë zbatuar.

Beteja për shpëtimin e Liqenit të Ohrit

Një fotografi nga maji i hershëm shfaq makineri të rënda duke rrënuar një strukturë të ndërtuar ilegalisht në brigjet e Liqenit të Ohrit, në Maqedoninë e Veriut.
1/10 Një fotografi nga maji i hershëm shfaq makineri të rënda duke rrënuar një strukturë të ndërtuar ilegalisht në brigjet e Liqenit të Ohrit, në Maqedoninë e Veriut.
Teksa Organizata Arsimore, Shkencore dhe Kulturore e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (UNESCO) po shqyrton vendosjen e Liqenit të Ohrit, që ndahet nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, në listën e saj të "trashëgimisë botërore në rrezik", disa ndërtime ilegale në brigjet e tij po rrënohen, përderisa të tjera po vazhdojnë të "legalizohen". (Përgatiti: Trim Haliti)
Kisha e Shën Gjonit Teolog në bregun maqedonas.

Liqeni i Ohrit ndahet nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, dhe pranë tij ndodhen disa prej kishave më të vjetra sllave në Evropë. Më 1979, pjesa maqedonase e liqenit u përfshi në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.
2/10 Kisha e Shën Gjonit Teolog në bregun maqedonas.

Liqeni i Ohrit ndahet nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, dhe pranë tij ndodhen disa prej kishave më të vjetra sllave në Evropë. Më 1979, pjesa maqedonase e liqenit u përfshi në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.
Teksa Organizata Arsimore, Shkencore dhe Kulturore e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (UNESCO) po shqyrton vendosjen e Liqenit të Ohrit, që ndahet nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, në listën e saj të "trashëgimisë botërore në rrezik", disa ndërtime ilegale në brigjet e tij po rrënohen, përderisa të tjera po vazhdojnë të "legalizohen". (Përgatiti: Trim Haliti)
Pamje e fshatit Lin, në anën shqiptare të Liqenit të Ohrit.

Më 2019, edhe pjesa shqiptare e liqenit u përfshi në listën e Trashëgimisë Botërore.
3/10 Pamje e fshatit Lin, në anën shqiptare të Liqenit të Ohrit.

Më 2019, edhe pjesa shqiptare e liqenit u përfshi në listën e Trashëgimisë Botërore.
Teksa Organizata Arsimore, Shkencore dhe Kulturore e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (UNESCO) po shqyrton vendosjen e Liqenit të Ohrit, që ndahet nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, në listën e saj të "trashëgimisë botërore në rrezik", disa ndërtime ilegale në brigjet e tij po rrënohen, përderisa të tjera po vazhdojnë të "legalizohen". (Përgatiti: Trim Haliti)
Restorante dhe bujtina, të ndërtuara në brigjet e liqenit, në fshatin maqedonas të Tërpejcës.

Në të njëjtën mbledhje të 2019-s, UNESCO-ja mori një "projektvendim", duke rekomanduar që liqeni të vendoset në listën e trashëgimisë së rrezikuar botërore.
4/10 Restorante dhe bujtina, të ndërtuara në brigjet e liqenit, në fshatin maqedonas të Tërpejcës.

Në të njëjtën mbledhje të 2019-s, UNESCO-ja mori një "projektvendim", duke rekomanduar që liqeni të vendoset në listën e trashëgimisë së rrezikuar botërore.
Teksa Organizata Arsimore, Shkencore dhe Kulturore e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (UNESCO) po shqyrton vendosjen e Liqenit të Ohrit, që ndahet nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, në listën e saj të "trashëgimisë botërore në rrezik", disa ndërtime ilegale në brigjet e tij po rrënohen, përderisa të tjera po vazhdojnë të "legalizohen". (Përgatiti: Trim Haliti)
Një restorant lundrues në pjesën shqiptare të Liqenit të Ohrit.

UNESCO-ja ka denoncuar ndotjen, "ndërtimet e shumta të pakontrolluara urbane" nëpërmjet projekteve ilegale ndërtimore, dhe "keqpërdorimin e zonave bregore".
5/10 Një restorant lundrues në pjesën shqiptare të Liqenit të Ohrit.

UNESCO-ja ka denoncuar ndotjen, "ndërtimet e shumta të pakontrolluara urbane" nëpërmjet projekteve ilegale ndërtimore, dhe "keqpërdorimin e zonave bregore".
Teksa Organizata Arsimore, Shkencore dhe Kulturore e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (UNESCO) po shqyrton vendosjen e Liqenit të Ohrit, që ndahet nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, në listën e saj të "trashëgimisë botërore në rrezik", disa ndërtime ilegale në brigjet e tij po rrënohen, përderisa të tjera po vazhdojnë të "legalizohen". (Përgatiti: Trim Haliti)
Turistë duke pushuar në bregun e liqenit.

Ambientalistët thonë se një varg ndërtimesh ilegale dhe mbeturinat nga këto prona po ndikojnë në prishjen e cilësisë së ujit të liqenit.
6/10 Turistë duke pushuar në bregun e liqenit.

Ambientalistët thonë se një varg ndërtimesh ilegale dhe mbeturinat nga këto prona po ndikojnë në prishjen e cilësisë së ujit të liqenit.
Teksa Organizata Arsimore, Shkencore dhe Kulturore e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (UNESCO) po shqyrton vendosjen e Liqenit të Ohrit, që ndahet nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, në listën e saj të "trashëgimisë botërore në rrezik", disa ndërtime ilegale në brigjet e tij po rrënohen, përderisa të tjera po vazhdojnë të "legalizohen". (Përgatiti: Trim Haliti)
Një ekskavator, që raportohet se është angazhuar nga Komuna e Ohrit, përdoret për të pastruar bregun maqedonas të liqenit, në maj.

Aktivistët vendës, si ata nga "OhridSOS", thonë se rrënimet e fundit të kryera përreth liqenit po bëhen sa për sy e faqe, për të qetësuar monitoruesit e UNESCO-s.

7/10 Një ekskavator, që raportohet se është angazhuar nga Komuna e Ohrit, përdoret për të pastruar bregun maqedonas të liqenit, në maj.

Aktivistët vendës, si ata nga "OhridSOS", thonë se rrënimet e fundit të kryera përreth liqenit po bëhen sa për sy e faqe, për të qetësuar monitoruesit e UNESCO-s.

Teksa Organizata Arsimore, Shkencore dhe Kulturore e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (UNESCO) po shqyrton vendosjen e Liqenit të Ohrit, që ndahet nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, në listën e saj të "trashëgimisë botërore në rrezik", disa ndërtime ilegale në brigjet e tij po rrënohen, përderisa të tjera po vazhdojnë të "legalizohen". (Përgatiti: Trim Haliti)
Pamje e qytetit të Ohrit në Maqedoninë e Veriut.

Disa vendës tregojnë se shumë struktura të ndërtuara ilegalisht, përfshirë hotele të njohura, nuk po preken, ndërsa rrënimit po i nënshtrohen disa ndërtime të parëndësishme.

Më 2020, janë zbuluar dokumente që tregojnë se pronarët e 416 pronave, të ndërtuara ilegalisht në vijën bregore të pjesës maqedonase të Ohrit, kanë aplikuar për "legalizimin" e ndërtimeve të tyre, në kuadër të një ligji të ri kundërthënës.
8/10 Pamje e qytetit të Ohrit në Maqedoninë e Veriut.

Disa vendës tregojnë se shumë struktura të ndërtuara ilegalisht, përfshirë hotele të njohura, nuk po preken, ndërsa rrënimit po i nënshtrohen disa ndërtime të parëndësishme.

Më 2020, janë zbuluar dokumente që tregojnë se pronarët e 416 pronave, të ndërtuara ilegalisht në vijën bregore të pjesës maqedonase të Ohrit, kanë aplikuar për "legalizimin" e ndërtimeve të tyre, në kuadër të një ligji të ri kundërthënës.
Teksa Organizata Arsimore, Shkencore dhe Kulturore e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (UNESCO) po shqyrton vendosjen e Liqenit të Ohrit, që ndahet nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, në listën e saj të "trashëgimisë botërore në rrezik", disa ndërtime ilegale në brigjet e tij po rrënohen, përderisa të tjera po vazhdojnë të "legalizohen". (Përgatiti: Trim Haliti)
Ndërkohë, disa njerëz dyshojnë se ky zjarr i madh që shpërtheu në fund të prillit ishte ndezur qëllimshëm, për t'i hapur rrugë një projekti të ri ilegal ndërtimor në bregun maqedonas.
9/10 Ndërkohë, disa njerëz dyshojnë se ky zjarr i madh që shpërtheu në fund të prillit ishte ndezur qëllimshëm, për t'i hapur rrugë një projekti të ri ilegal ndërtimor në bregun maqedonas.
Teksa Organizata Arsimore, Shkencore dhe Kulturore e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (UNESCO) po shqyrton vendosjen e Liqenit të Ohrit, që ndahet nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, në listën e saj të "trashëgimisë botërore në rrezik", disa ndërtime ilegale në brigjet e tij po rrënohen, përderisa të tjera po vazhdojnë të "legalizohen". (Përgatiti: Trim Haliti)
Vendësit në Strugë shikojnë ujin duke rrjedhur nga Liqeni i Ohrit në Lumin Drin.

UNESCO-ja pritet të vendosë përfundimisht në qershor, nëse Ohri do të vendoset në listën e trashëgimive botërore në rrezik.
10/10 Vendësit në Strugë shikojnë ujin duke rrjedhur nga Liqeni i Ohrit në Lumin Drin.

UNESCO-ja pritet të vendosë përfundimisht në qershor, nëse Ohri do të vendoset në listën e trashëgimive botërore në rrezik.
Teksa Organizata Arsimore, Shkencore dhe Kulturore e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (UNESCO) po shqyrton vendosjen e Liqenit të Ohrit, që ndahet nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, në listën e saj të "trashëgimisë botërore në rrezik", disa ndërtime ilegale në brigjet e tij po rrënohen, përderisa të tjera po vazhdojnë të "legalizohen". (Përgatiti: Trim Haliti)
Previous slide
Next slide

Ekspertët e UNESCO-s kanë konfirmuar tri herë se Ohri i plotëson kriteret për përfshirje në Listën e Vendeve të Trashëgimisë Botërore në Rrezik, por se Komiteti po u jep afate të reja Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, sipas organizatave të shoqërisë civile.

Ato paralajmërojnë se kjo “kohë për reformë” është duke u keqpërdorur për projekte të reja të dëmshme dhe degradim të mëtejshëm.

I njohur në botë, i shkatërruar në shtëpi

Rajoni i Ohrit u shpall trashëgimi botërore në vitin 1979, ndërsa në vitin 2019 ky status u zgjerua edhe në pjesën shqiptare të liqenit, për shkak të vlerave natyrore të tij.

Liqeni i Ohrit është njëri prej liqeneve më të vjetra dhe më të thella në Evropë.

Liqeni i Ohrit
Liqeni i Ohrit

Statusi i trashëgimisë botërore rrit ndjeshëm dukshmërinë globale - çka sjell rritje të turizmit dhe përfitime ekonomike për banorët lokalë, si: vende të reja pune apo zhvillim të bizneseve të vogla.

Ai sjell edhe përfitime të tjera - nga mbrojtja ligjore dhe institucionale deri te qasja në ndihma teknike dhe financiare ndërkombëtare.

Por, rajoni i Ohrit është de facto në rrezik dhe kjo duhet pranuar, thotë Stojkovska.

“Ohri është shkatërruar nga korrupsioni dhe krimi - ne vetë po e shkatërrojmë”, përfundon ajo.

Përgatiti: Valona Tela
Ky material është pjesë e rubrikave
XS
SM
MD
LG