Një javë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, ia shtroi tepihun e kuq homologut të tij rus, Vladimir Putin, nuk ka ndryshuar shumë në përpjekjet për t’i dhënë fund luftimeve në Ukrainë.
Lavrov e tha këtë vetëm disa ditë pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se kishin nisur përgatitjet për t’i ulur ata së bashku në një tryezë bisedimesh.
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, u zotua se Qyteti i Gazës do të shkatërrohet nëse Hamasi nuk pajtohet të çarmatoset, nuk liron pengjet e mbetura dhe nuk i jep fund luftës sipas kushteve të Izraelit.
Koalicioni qeverisës ka propozuar që referendumi të mbahet më 18 ose 25 tetor.
Aktivistë nga Bosnje dhe Hercegovina, Serbia dhe Kosova janë bashkuar në idenë e një teatri rajonal, për të folur mbi nevojën e një zgjidhjeje sistematike për parandalimin e dhunës ndaj grave.
Serbia po përballet me protestat më të mëdha që prej përmbysjes së regjimit të Sllodoban Millosheviqit në vitin 2000. Çfarë e nxiti përshkallëzimin e tyre tani? Shpjegojmë në pak minuta.
Komision i posaçëm i Ministrisë së Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut do të “gërmojë” për ndërhyrjet kardiake në klinikat private dhe shtetërore, pasi kardiokirurgu Sashko Kedev, akuzoi se këto operacione kryhen vetëm për përfitime financiare.
Presidenti i Hungarisë, Tamas Sulyok, e ka hequr fjalën “ruse” nga një shkrim në rrjetet sociale, ku shprehu ngushëllime për viktimat e një sulmi të madh me dronë dhe raketa gjatë natës në Ukrainë.
Nga dëshmitar kryesor në të pandehur. Kjo është rruga e Krunosllav Fehirit, dëshmia e të cilit ishte vendimtare në gjyqin e Branimir Gllavashit në Kroaci, për krime lufte kundër civilëve serbë në vitin 1991.
Shumica e popullsisë prej 2 milionë banorësh në Gazë është zhvendosur disa herë si pasojë e luftës ndërmjet Izraelit dhe Hamasit - grup i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian - ndërsa grupet humanitare thonë se palestinezët po përballen me rrezikun e vdekjes nga uria.
Ushtria ukrainase thotë se i ka penguar njësitet ruse të infiltrimit, të cilat kaluan një vijë mbrojtëse në veri të qytetit lindor të Pokrovskut.
Një zyrtar i lartë ukrainas tha se po merr formë komponenti ushtarak i garancive të sigurisë për Ukrainën, ndërsa Shtetet e Bashkuara përsëritën se vendet evropiane do të duhet të mbajnë pjesën më të madhe të barrës për ofrimin e këtyre garancive.
Shfaq më shumë