Ushtria ruse i hodhi dy raketa balistike në qendër të qytetit rreth orës 10:15 të mëngjesit, në kohën kur njerëzit ishin mbledhur për të festuar të Dielën e Palmave, sipas zyrtarëve.
Ushtria e Ukrainës tha se Rusia e sulmoi me mbi 90 dronë në orët e hershme të së shtunës, dhe se shumica e dronëve u rrëzuan ose bllokuan.
Nëse po mendoni si të përshkruani ritmin marramendës të historisë, mjafton të shikoni kompaninë amerikane Microsoft. Kompania u krijua kur kompjuterët mezi futeshin në bodrume dhe konsideroheshin lodra për të pasurit.
Izraeli i ka urdhëruar vazhdimisht qindra mijëra palestinezë në Rafah që të largohen, prej se i rifilloi operacionet në Gazë më 18 mars, duke i detyruar ata të shpërngulen në një zonë gjithnjë e më të ngushtë, të kufizuar nga deti.
Mes tensioneve të larta dhe mungesës së theksuar të besimit, negociatorët iranianë dhe amerikanë takohen sot në Oman, në përpjekje për ta zgjidhur një krizë bërthamore që po thellohet.
Nuk është e qartë nëse Irani donte ta mbante në heshtje këtë, por ministri i Jashtëm Abbas Araqxhi e ndjeu shumë të nevojshme të qëndronte në pikë të natës, me kohën në Teheran, se bisedime do të jetë të tërthorta, e kundërta e asaj që e tha Trumpi.
Një njësi e pilotëve ukrainas të dronëve, e vendosur në Pokrovsk, po punon për ta mbrojtur këtë qytet të vijës së parë të frontit nga një valë sulmesh ruse.
Dy ish-komandantë të lartë të ushtrisë amerikane thanë se mburoja ajrore e Evropës nuk është e përgatitur që të përballet me shkallën e kërcënimit nga Rusia
Një universitet në Bullgari po akuzohet se funksionon si fasadë për një skemë migracioni, duke braktisur aktivitetet e tij akademike. Institucioni mohon akuzat e ministrit të Arsimit dhe thotë se është "nën sulm". (Përgatitën: Flaka Zogu dhe Arben Hoti)
Ky vendim është i rëndësishëm, sepse Moldavia është vend neutral me kushtetutë dhe në të kaluarën BE-ja i ka dhënë vetëm ndihmë që cilësohej "jovdekjeprurëse", si automjete ushtarake, mbikëqyrje ajrore dhe pajisje për përforcimin e sigurisë kibernetike.
Në një mesazh në Telegram të martën në mbrëmje, Zelensky pretendoi se dy shtetas kinezë u kapën gjatë një beteje ku ishin të përfshirë edhe disa ushtarë të tjerë kinezë, të gjithë duke luftuar si pjesë e ushtrisë ruse në Donjeck.
Ekuipazhet e dy anijeve ukrainase për zbulimin e minave detare po trajnohen në Britani, për t’u përgatitur kështu për një mision të ardhshëm në Detin e Zi. Ato pritet të vendosen vetëm në rast të arritjes së një armëpushim të qëndrueshëm mes Rusisë dhe Ukrainës.
Shfaq më shumë