Për më shumë se tre vjet, shumica e qytetarëve në Rusi e kanë parë luftën - e nisur nga pushtimi në shkallë të gjerë i Ukrainës nga Kremlini - si një realitet të largët.
Ligji rus ndalon dërgimin e rekrutëve – kryesisht të rinj rreth moshës 18 vjeç – në zona lufte. Kjo nënkupton, para së gjithash, Ukrainën.
Ai zotim u shkel sa çel e mbyll sytë, pasi rekrutët e rinj u detyruan të nënshkruajnë kontrata ushtarake pothuajse menjëherë pas diplomimit dhe u dërguan në vijën e frontit në atë që Kremlini e quan “operacion special ushtarak”.
Pavarësisht motivit të tyre, një numër i panjohur i të pastrehëve në Siberi kanë nënshkruar kontrata për të luftuar në Ukrainë, teksa Moska, që po tenton të shmangë edhe një mobilizim ushtarak, po përballet me vështirësi që t’i mbushë radhët.
Një trajner rus sporti ka folur kundër luftës në Ukrainë dhe dy herë e ka hequr një shenjë “Z” pro-pushtimit nga dera e një shkolle në fshatin siberian Burjatia. Valery Yakovlev ka thënë se nuk i pëlqen “programimi” i fëmijëve me simbole që promovojnë luftë.