Shkelqim Hysenaj është producent ekzekutiv i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, hodhën akuza në drejtim të njëri-tjetrit në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Derisa tensionet gjeopolitike po përshkallëzohen, NATO-ja ka nisur stërvitjen e saj më të rëndësishme ushtarake që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë.
Kosova pritet që të ketë në pronësi sistemin kundërtank, Javelin. Kjo pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pranuar kërkesën e autoriteteve kosovare për blerjen e këtyre raketave. Javelin po përdoret gjerësisht në luftën e Ukrainës kundër pushtimit rus.
Policia e Kosovës është duke e ruajtur kompleksin e “Rajska Banja” në Banjskë të Zveçanit që nga mesdita e 19 dhjetorit, kur institucionet e Kosovës e morën nën administrim këtë kompleks.
Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka marrë nën administrim kompleksin “Rajska Banja” në Banjskë të Zveçanit, pasi prona i përket një ndërmarrjeje shoqërore të Kosovës. Kompleksi është i regjistruar si shoqëri me përgjegjësi të kufizuar në emër të Aleksandar Zllatkoviq.
Tre të dyshuarit për organizimin dhe vrasjen e Liridona Murselit, u paraqitën të dielën para Gjykatës Themelore të Prishtinës.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha në Prishtinë më 20 nëntor se aleanca po shqyrton nëse është i nevojshëm shtimi i përhershëm i pranisë ushtarake në Ballkan. Stoltenberg i bëri këto komente duke iu referuar sulmit të armatosur të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, tha se ka një urgjencë të madhe në Bashkimin Evropian që të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Një takim tjetër mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përfundoi pa ndonjë rezultat konkret në Bruksel. Kurti dhe Vuçiqi patën deklarata të kundërta pas takimeve që ata zhvilluan ndaras me diplomatët evropianë.
Ish-ndërmjetësuesi i Kombeve të Bashkuara për zgjidhjen e statusit të Kosovës dhe ish-presidenti finlandez, Martti Ahtisaari, vdiq në moshën 86-vjeçare. Ahtisaari luajti një rol të rëndësishëm në proceset që çuan në çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës.
Në fshatrat piktoreske Sopanicë dhe Doganaj të Kaçanikut, po zhvillohet një betejë e ashpër për fatin e lumit Lepenc. Banorët po kundërshtojnë ndërtimin e një hidrocentrali, i cili ata druajnë se do ta shkatërrojë krejtësisht rrjedhën e lumit edhe ashtu të degraduar.
Kosova ka rritur efikasitetin në hetimin e krimeve të luftës. Nga janari janë arrestuar nëntë persona, shumica serbë të Kosovës, të cilët dyshohen se gjatë luftës së viteve 1998-1999.
Ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq, i cili ka marrë përgjegjësinë për sulmin ndaj Policisë së Kosovës më Banjskë, është ndaluar nga autoritetet në Serbi nën dyshimet se ka blerë e trafikuar armë dhe mjete shpërthyese, si dhe për vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme.
Video-incizime të ushtrimeve në poligon ushtarak, testim i pajisjeve ushtarake dhe pamje të një kompleksi hotelier në Kopaonik të Serbisë, janë provat e fundit që për Prishtinën zyrtare dëshmojnë implikimin e Serbisë në sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.
Policia e Kosovës ka bastisur disa objekte që besohet se janë në pronësi të politikanit dhe biznesmenit serb të Kosovës, Millan Radoiçiq. Ai është i dyshuari kryesor për sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit, ku u vra polici Afrim Bunjaku.
Autoritetet në Kosovë besojnë se politikani dhe biznesmeni serb nga veriu, Millan Radoiçiq, udhëhoqi sulmin ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit. Ai ka një histori të gjatë akuzash për krime, përfshirë vrasje e kërcënime.
Policia e Kosovës ka prezantuar në Mitrovicën e Jugut armë, automjete dhe gjësende të konfiskuara në Banjskë të Zveçanit, një ditë pas sulmit ndaj saj nga persona të armatosur, që la të vrarë një polic.
Doruntina Ukimeri, arkitekte nga Prishtina, krahas profesionit të saj, ka zhvilluar një pasion të veçantë për të sjellë në “jetë” kukullat. Kukullat e krijuara nga ajo janë bërë pjesë e shfaqjeve të ndryshme në teatrot e Kosovës.
Shfaq më shumë