Kompleksi në Banjskë që AKP-ja e mori nën menaxhim
Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka marrë nën administrim kompleksin “Rajska Banja” në Banjskë të Zveçanit, pasi prona i përket një ndërmarrjeje shoqërore të Kosovës. Kompleksi është i regjistruar si shoqëri me përgjegjësi të kufizuar në emër të Aleksandar Zllatkoviq.

1
Kështu dukej të mërkurën kompleksi “Rajska Banja” në Banjskë të Zveçanit. të martën, Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) e mori nën administrim kompleksin të martën, më 19 dhjetor.

2
Dyert e mbyllura të kompleksit në Banjskë të Zveçanit, paraditen e së mërkurës.

3
"Prona i përket një ndërmarrjeje shoqërore të Kosovës dhe atë ia ka lëshuar me qira Ministrisë së Punëve të Brendshme", tha për Radion Evropa e Lirë drejtori menaxhues i kësaj agjencie, Arben Limani.
![“Për këtë [pronësinë] nuk ka asnjë dyshim. Pse dikush ka investuar jashtëligshëm, mendoj qe është mësim për të gjithë ata, që dëshirojnë të investojnë jashtëligjshëm, se nuk mund ta bëjnë një gjë të tillë", ka deklaruar të mërkurën ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla. ](https://gdb.rferl.org/01000000-0a00-0242-2ced-08dc0150322e_w1024_q10_s.jpg)
4
“Për këtë [pronësinë] nuk ka asnjë dyshim. Pse dikush ka investuar jashtëligshëm, mendoj qe është mësim për të gjithë ata, që dëshirojnë të investojnë jashtëligjshëm, se nuk mund ta bëjnë një gjë të tillë", ka deklaruar të mërkurën ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla.