Malazezët shprehen të tronditur pas të shtënave vdekjeprurëse
Banorët e Cetinjes në Mal të Zi, janë shprehur të tronditur pas incidentit vdekjeprurës, që ka lënë 12 persona të vrarë më 1 janar. Sulmuesi i dyshuar, Aco Martinoviq, ka gjuajtur njerëzit me armë zjarri nëpër lokacione të ndryshme, dhe në fund ka kryer vetëvrasje, sipas policisë. Mali i Zi i ka shpallur tri ditë zie për shkak të këtij rasti. Cetinja është përballur me të shtëna vdekjeprurëse edhe më 2022, kur një banor lokal pati vrarë 10 persona. (Përgatitën: Krenare Cubolli & Bujar Tërstena)
Përmbajtja
-
29 tetor 2025Dhuna kundër turqve: Çfarë po ndodh në Mal të Zi?
-
26 tetor 2025“Drejt zgjedhjeve”: Kurti s’e bën Qeverinë
-
24 tetor 2025Kosova nën dënimin që nuk mbaron