Sandra Cvetkoviq është gazetare e Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Kërkesën për heqjen e ndalesës së importit të mallrave nga Serbia në Kosovë e bëri i dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, në fillim të shtatorit, me shpjegimin se kjo ndalesë bllokon punën e CEFTA-s, apo Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore.
Partitë opozitare në Serbi do të mbështesnin një politikë “autoktone” të serbëve në Kosovë, e cila do të merrej me “interesat e vërteta” të komunitetit, ndërsa “selinë nuk do ta kishte as në Beograd e as në Prishtinë”.
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë u mbajt seanca fillestare në rastin Banjska, për të cilin Millan Radoiçiq dhe 44 të tjerë akuzohen për vepra terroriste dhe vepra kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës.
Dragan Nikolliq nga Leposaviqi shpreson se do të mund të kthehet në Policinë e Kosovës, të cilën, siç thotë ai, e la "nën presion" në nëntor të vitit 2022 pas dy dekadash punë në këtë institucion.
Pas mbylljes së disa institucioneve që funksiononin nën sistemin e Serbisë në veri të Kosovës, disa pjesëtarë të komunitetit serb shprehin frikën se autoritetet e Kosovës mund t’i mbyllin edhe institucionet arsimore dhe shëndetësore.
Mes pemishteve dhe arave me misër apo grurë mund të shihen mbetje me vlerë të një bazilike, e cila u ndërtua nga perandori Justinian dhe gruaja e tij, perandoresha Teodora, në periudhën 535-545 të erës së re.
Shoqëria civile dhe disa pjesëtarë të komunitetit serb në veriun e Kosovës pretendojnë se në katër komunat – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok – policia përdoret për vendosjen e pushtetit “me forcë” dhe kontrollin e qytetarëve përmes një lloj “represioni”.
Prokuroria e Lartë Publike në Beograd, përmes Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), ka kërkuar nga Kosova informacion në lidhje me rastin e Banjskës, por Ministria e Drejtësisë e Kosovës më 14 gusht konfirmoi për Radion Evropa e Lirë (REL) se kjo kërkesë është refuzuar.
Kamionë me pesha të rënda u panë të enjten mbi urën e lumit Ibër. Të kontraktuar nga Qeveria e Kosovës, ata testuan qëndrueshmërinë e urës, të cilën Qeveria po bën përgatitje që ta hapë.
Pjesëtarët e komunitetit serb në katër komuna në veri të Kosovës nuk kanë mundur të përdorin shërbimet postare dhe financiare të Postës së Serbisë që nga 5 gushti, për shkak se nëntë degë të kësaj kompanie në Mitrovicën e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok janë mbyllur.
Lëvizja Vetëvendosje nuk e bëri të ditur pse lideri i asaj partie, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk është paraqitur për konsultime me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për përcaktimin e datës për mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta parlamentare.
Ndërtimi i minierës së litiumit në luginën e lumit Jadar në perëndim të Serbisë, mund të bëhet sërish shkak për protesta masive në atë vend, për shkak të bindjes së një pjese të qytetarëve dhe aktivistëve se miniera do të kishte pasoja të mëdha për mjedisin.
Pjesëtarët e komunitetit serb në Kosovë kanë edhe dhjetë ditë afat për të konvertuar patentë shoferët e tyre, që janë lëshuar nga autoritetet serbe, me ato të autoriteteve të Kosovës.
KFOR thotë se çdo vendim për hapjen e urës mbi lumin Ibër duhet të merret në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, i cili ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.
Një shkrim i portalit nga Sarajeva “Slobodna Bosna” për planet e supozuara të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në rajon dhe kontrollin e dy portaleve kosovare nga pushteti i Vuçiqit, shkaktoi reagime të shumta nga gazetarët, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, partitë opozitare dhe ekspertët e mediave.
Para vjeshtës nuk pritet të ngrihet ndonjë aktakuzë për rastin e sulmit në Banjskë, thonë burime të Radios Evropa e Lirë në Prokurorinë Speciale të Kosovës.
Përfaqësuesit e sektorit civil në Kosovë, të cilët monitorojnë sundimin e ligjit, kanë qëndrime të ndryshme për intervistimin e 14 punëtorëve të komunës paralele serbe në Shtërpcë, të cilët deri para dy vjetësh kanë punuar aty.
Edhe pse multietniciteti është një nga parimet kryesore mbi të cilin bazohet Kushtetuta e Kosovës, në praktikë bashkëjetesa mes shqiptarëve dhe serbëve has shpesh në “rezistencë”, apo gjuhë të urrejtjes.
Nuk ka Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet Qendrës Multimediale të Kosovës (Qendra Multimedia) dhe Teatrit Kombëtar në Beograd dhe as qyteti i Beogradit nuk do të “marrë frymë shqip”.
Përveç në Mitrovicën e Veriut, pamflete me imazhin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me mbishkrimin: "Komandant Suprem, ju presim", u shfaqën gjatë fundjavës edhe në tri komuna me shumicë serbe në veri të Kosovës - Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.
Shfaq më shumë