Rritja e hyrjes së emigrantëve nga Rusia në Finlandë, dëbimi i emigrantëve afganë nga Pakistani dhe reshjet e borës në disa vende janë ndër ngjarjet e javës që lamë pas në rajonet prej nga raporton Radio Evropa e Lirë.
Një martesë në një fshat të ndarë në kufirin ndërmjet Kirgizisë dhe Taxhikistanit ka vënë në pah sfidat e shkaktuara nga një mosmarrëveshje e vazhdueshme ndërmjet dy vendeve të Azisë Qendrore.
Rumania hapi një qendër trajnimi për pilotët e avionëve F-16 të vendeve të tjera të NATO-s dhe vendeve partnere, përfshirë Ukrainën.
Fotografi i Radios Evropa e Lirë, Serhiy Nuzhnenko, shkoi në vijën e frontit në Avdijivka, ku trupat ruse janë përpjekur për disa javë të rrethojnë qytetin e shkatërruar, por kanë hasur në rezistencën e ashpër ukrainase. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Nën masa të rrepta të sigurisë, Kosova mposhti kombëtaren e Izraelit me rezultat 1:0 në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë. Për tifozët pati masa të ashpra të sigurisë dhe ata që u futën në stadium kaluan kontrolle të rrepta.
Teksa numri i të vrarëve në Izrael pas një sulmi të befasishëm të kryer nga militantë islamikë ka kaluar 1.200, njerëz të rëndomtë nëpër botë kanë dalë nëpër rrugë për të shfaqur mbështetjen e tyre.
Sulmet ajrore të Izraelit në Rripin e Gazës rrafshuan një numër të madh të ndërtesave të banimit. Ministria e Shëndetësisë në këtë rajon tha se 313 njerëz u vranë dhe gati 2.000 të tjerë u plagosën.
Shfaq më shumë