Gara vjetore e hedhjes nga një urë prej mbi 20 metrash lartësi në afërsi të Gjakovës, në Kosovë, fragmente nga sulmet mes Rusisë dhe Ukrainës dhe fenomeni i Superhënës, janë vetëm disa nga ngjarjet e javës që lamë pas në vendet prej nga raporton Radio Evropa e Lirë dhe sjell fotografi të përzgjedhura. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Java nëpërmjet fotografive

1
Një garues hidhet nga një urë e lartë 22 metra gjatë garës vjetore të hedhjes nga lartë pranë qytetit të Gjakovës në Kosovë.

2
Një bazilikë, e cila u ndërtua nga perandori Justinian dhe gruaja e tij, perandoresha Teodora, në periudhën 535-545 të erës së re. Ajo është pjesë e Parkut Arkeologjik Ulpiana, rreth 12 kilometra nga Prishtina.

3
Shishe të plastikës, bidonë dhe mbetje të tjera në një pjesë të lumit Lepenc, që nga banorët lokalë njihet si “Guri i shpuar”, Kaçanik, Kosovë.

4
Një djalë duke shikuar nga dritarja e një autobusi gjatë evakuimeve në Pokrovsk, në rajonin e Donjeckut, Ukrainë.