Në Holandë, partia e qendrës së djathtë e kryeministrit Mark Rutte fitoi zgjedhjet parlamentare të 15 marsit, me së paku 31 ulëse në Parlamentin prej 150 vendesh, thonë exit-pollet që publikoi transmetuesi kombëtar NOS.
Fondacioni për Fëmijë i Kombeve të Bashkuara, UNICEF, publikoi sot një raport për situatën e fëmijëve në Siri, gjashtë vjet pas nisjes së luftës civile. “Thellësia e vuajtjes është e pashembullt”, tha një zyrtar i organizatës.
Policia speciale e Holandës në Roterdam e ka shpërndarë një tubim të qindra mbështetësve të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, afër Konsullatës së Turqisë në këtë qytet.
Një zënkë diplomatike ndërmjet aleatëve të NATO-s, Turqisë dhe Holandës, lidhur me fushatën e jashtme turke për referendum, është përshkallëzuar sot, kur Holanda nuk dha leje për aterrim të aeroplanit të ministrit të Jashtëm të Turqisë, Mevlut Cavusoglu.
Krahasimet me Gjermaninë naziste janë vijë e kuqe që nuk mund të kalohet, tha ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel, në përgjigje të deklaratave të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan. Gjermania, ashtu si edhe disa vende të tjera të BE-së, kanë reaguar kundër përpjekjeve të Erdoganit, për të bërë fushatë në Evropë për një referendum që mund t’i sigurojë atij fuqi të reja kushtetuese.
Shtetet e Bashkuara vendosën elementet e para të një sistemi të mbrojtjes raketore në Korenë e Jugut, për të kundërshtuar sjelljen agresive të Koresë së Veriut, thanë zyrtarë të Komandës së Paqësorit të SHBA-së. Një ditë më herët, Koreja e Veriut ka lëshuar katër raketa balistike, tri prej të cilave kanë zbarkuar në ujërat japonezë.
Shtëpia e Bardhë bëri të ditur se presidenti Donald Trump ka nënshkruar urdhrin e rishikuar ekzekutiv, që u ndalon hyrjen në SHBA, për 90 ditë, qytetarëve nga gjashtë vende me shumicë myslimane. Iraku është hequr nga lista e vendeve që kanë qenë në urdhrin e mëparshëm ekzekutiv.
Forcat irakiane kanë sulmuar katër zona të kontrolluara nga grupi militant Shteti Islamik, në Mosul. Këto sulme janë në kuadër të ofensivës së fundit të forcave irakiane për t’i larguar nga qyteti Mosul, militantët e IS-it.
Prokurori i përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Jeff Sessions, nuk e ka njoftuar Senatin për bisedat e tij me ambasadorin rus në SHBA, gjatë fushatës presidenciale, vitin e kalaur. Një gjë e tillë ka bërë që demokratët të kërkojnë dorëheqjen e tij. Muajin e kaluar, këshilltari për siguri kombëtare është shkarkuar, pasi ka keqinformuar Shtëpinë e Bardhë për kontaktet me Rusinë.
Në Llos Angjelles u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscar. “La La Land” u shpall filmi më i mirë i vitit, por vetëm për disa minuta, pasi nikoqirët e ceremonisë korrigjuan gabimin dhe shpallen fitues të vërtetë filmin “Moonlight”.
Agjencia Associated Press (AP) ka raportuar se analistët e sigurisë së Shteteve të Bashkuara, nuk kanë gjetur kërcënim të qartë terrori nga shtetasit e shtatë vendeve me popullatë shumicë myslimane, që janë në shënjestër të ndalesës ë përkohshme të udhëtimit të nënshkruar nga presidenti, Donald Trump.
Demokratët në Shtetet e Bashkuara, për muaj të tërë, i kanë bërë thirrje presidentit Donald Trump të publikojë taksat, për të parë lidhjet e mundshme të tij me Rusinë. Në Komitetin e Inteligjencës atyre u ka munguar një votë për të çuar çështjen përpara. Por, tani, një anëtare republikane e komitetit tha se është e hapur ndaj thirrjes për dëshmi për presidentin.
Organizata Amnesty International publikoi sot raportin vjetor për të drejtat e njeriut në botë. Në pjesën për Kosovën, raporti flet për të zhdukurit, për diskriminimin e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, për drejtësinë dhe të tjera, ndërsa në aspektin global thotë se “retorika helmuese” e politikanëve ka përhapur frikë dhe përçarje.
Shfaq më shumë