Forcat qeveritare të Irakut kanë nisur fazën e re të ofensivës për rikthimin e Mosulit. Qyteti, i cili ka rënë nën kontrollin e grupit militant Shteti Islamik në vitin 2014, është bastioni i fundit i madh i xhihadistëve.
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka vazhduar sulmet ndaj medieve. Ai ka njoftuar se gjatë ditëve në vijim do të vendosë për një këshilltar të ri për Siguri Kombëtare, derisa e ka mbajtur një miting të ngjashëm me ato të fushatës në Florida.
Nënpresidenti amerikan, Mike Pence, u ka thënë liderëve evropianë se Shtetet e Bashkuara “tani dhe gjithmonë do të jenë aleati juaj më i madh”.
Autoritetet franceze i tërhoqen vërejtjen Rusisë dhe vendeve të tjera që të mos përpiqen të ndërhyjnë në procesin zgjedhor në Francë. Parlajamërimi vjen pasi kandidati pro-evropian për president të Francës akuzoi Rusinë për sulme kibernetike kundër fushatës së tij.
Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, në emër të presidentit Donald Trump, uroi qytetarët e Kosovës për përvjetorin e nëntë të pavarësisë.
Koreja e Veriut konfirmoi se ka kryer një provë me raketë balistike, me kapacitet për bartjen e kokave bërthamore. Koreja e Jugut e cilësoi provën si “provokim të armatosur”, ndërsa Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara mban sot takim urgjent për situatën.
Zyrtarët ushtarakë të Shteteve të Bashkuara dhe Koresë Jugore thanë se Koreja Veriore e ka kryer një provë raketore balistike, të dielën herët në mëngjes.
Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, tha se është optimiste se administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, do të mbetet e përkushtuar ndaj marrëveshjes atomike me Iranin.
Gjykata e Qarkut të Apeleve në San Francisko të SHBA-së do të dëgjojë sot dëshmitë për dhe kundër urdhrit ekzekutiv të presidentit Donald Trump mbi ndalimin e hyrjes në SHBA të qytetarëve të shtatë vendeve me shumicë myslimane. Trump edhe një herë e mbrojti urdhrin, duke thënë se është në interes të sigurisë kombëtare.
Një gjykatë amerikane e ka bllokuar përkohësisht urdhrin njëjavor ekzekutiv të presidentit Donald Trump që ndalon refugjatët dhe vizitorët nga shtatë vende me popullatë kryesisht myslimane të futen në SHBA.
Një gjyqtare federal mbrëmjen e së shtunës publikoi një urdhër të jashtëzakonshëm, me të cilin përkohësisht i ka bllokuar autoritetet e SHBA-së nga dëbimi i njerëzve, të cilët kanë arritur në aeroportet e Shteteve të Bashkuara me viza të rregullta.
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka urdhëruar ndaljen e pakufizuar të hyrjes së refugjatëve sirianë në Shtetet e Bashkuara dhe pezullimin e vizitave nga disa vende të tjera myslimane.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në kuadër të politikave të tij për migrimin, tha se do të krijojë zona të sigurta për refugjatët në Siri. Ky propozim ka kohë që qarkullon, por paraardhësi i Trumpit, Barack Obama, i ka rezistuar nga frika se mund ta tërheqë SHBA-në edhe më shumë në luftën e përgjakshme të Sirisë dhe ta çojë në përleshje eventuale me trupat ruse.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, thotë se “e njeh të drejtën” e qindra mijëra njerëzve në gjithë botën, që protestuan në mbështetje të “Marshit të grave”, në Uashington kundër tij.
Shfaq më shumë